×
  • Lajme
  • Lajme

    Familja e ish-presidentit Rugova beson në pafajësinë e Thaçit dhe Veselit

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Familja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka reaguar për ngritjen e aktakuzës të Prokurorisë së Specializuar ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe të parit të PDK-së, Kadri Veseli.

    Nga kjo familje kanë kujtuar disa fjalë të rëndësishme të Rugovës lidhur me krimet e luftës në Kosovë.

    Deklaratë e Familjes së Presidentit Rugova:

    Si familje e Presidentit historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugovës, me shqetësim të madh po i përcjellim zhvillimet e fundit në Kosovë, të cilat lidhen me pretendimet për Aktakuzë të mundshme, të Prokurorisë së Specializuar, ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe ish-Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit.

    Në gjykimin e Sllobodan Millosheviqit, liderit të Serbisë dhe arkitektit të gjitha krimeve dhe të tragjedive në Kosovë, në Tribunalin e Hagës për krime të luftës, Presidenti i Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova, në cilësinë e dëshmitarit, midis tjerash pati deklaruar:

    ‘Kam punuar dhe kam besuar për zgjidhje paqësore (të çështjes së Kosovës) për më shumë se dhjetë vjet, por pastaj është shfaqur opsioni tjetër, në mungesë të rezultateve. UÇK, siç kam theksuar, erdhi në shprehje si përgjigje ndaj dhunës së ushtruar në Kosovë për një periudhë të gjatë. Kjo ka qenë një organizatë e përbërë nga qytetarët që iu përgjigjën ndaj dhunës, me qëllimin e fitimit të lirisë së popullit. Ky ishte synimi i tyre.’.

    Presidenti Rugova në dëshminë e tij në Tribunalin e Hagës, ka dhënë shpjegimin e tij të jashtëzakonshëm politik të rrjedhës historike në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta, duke zbardhur në mënyrën më të qartë të mundshme kush ka qenë agresor dhe okupator, dhe kush ka qenë viktimë në Kosovë.

    Këto rrjedha historike kulminuan në vitet 1998, 1999, me luftën e UÇK-së, të popullit të Kosovës dhe të miqve tanë të mëdhenj, SHBA-së dhe shteteve të Aleancës Veri-Atlantike, për çlirimin e Kosovës.

    Për fat të keq, njëzet e më shumë vjet pas përfundimit të luftës, pushteti në Serbi nuk e ka pranuar këtë histori tragjike të Kosovës të shkaktuar prej tij.

    Presidenti Rugova ka pasur një bashkëpunim shumë të veçantë me Hashim Thaçin, në kuadër të Delegacionit të Kosovës në Konferencën Paqësore të Rambouilletit.

    Vetëm një unitet i këtillë politik në kuadër të Lëvizjes për pavarësinë e Kosovës, ka mundur të sjell Marrëveshjen e Rambouilletit, pa të cilën Kosova nuk do të çlirohej kurrë.

    Presidenti Rugova edhe pas luftës, në kuadër të ndërtimit të institucioneve
    demokratike të Kosovës, ka insistuar në kultivimin e bashkëpunimit politik, veçmas kur bëhej fjalë për temat për interes madhor të vendit, siç ishte edhe Procesi i Vjenës për zgjidhjen e statusit të Kosovës.

    Edhe këtu Presidenti Rugova dhe Hashim Thaçi, atëherë si Kryetar i PDK-së, kanë qenë së bashku, në kuadër të Ekipit të Unitetit, me synim të arritjes së pavarësisë së Kosovës.
    Si familje e Presidentit historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova, jemi të bindur që historia e lavdishme e Kosovës e viteve të nëntëdhjeta, e cila solli çlirimin e Kosovës, dhe më pas, edhe pavarësinë e saj, ka shfaqur vlerat më të larta të popullit të Kosovës, dhe ka bërë bashkë Kosovën me SHBA-në dhe me Evropën.

    Këtë histori askush dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë.
    Në këtë kontekst, ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Thaçi dhe ish-Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit.
    Zoti e bekoftë shtetin e Kosovës!
    Zoti e bekoftë miqësinë e përjetshme të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një panel ekspertësh i Kombeve të Bashkuara tha të mërkurën se është “thellësisht i shqetësuar” për vdekjet e fëmijëve pas bombardimit të...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një telefonatë nga Kryeministri i Izreaelit, Benjamin Netanyahu, ndikoi në vendimin e Presidentit amerikan, Donald Trump, për ta goditur Iranin, ka deklaruar...
    Të tjera
    Vip04 Mars 2026
    Pasi gazetari Burim Pacolli bëri të ditur se është sulmuar nga reperi Mossi dhe dy të tjerë, në rrjet janë publikuar pamje...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu ka deklaruar para gazetarëve se ende nuk ka asnjë emër të...
    Vip04 Mars 2026
    Në Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, po vazhdon me deklaratat e forta dhe akuzat ndaj banorëve të tjerë. Ai edhe...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.