Tek derivatet, konflikti, veçse ka filluar t`i japë efektet e veta negative.
Kryenaftëtari kosovar, Fadil Berjani thotë se çmimet e derivateve janë shtrenjtuar dhe se ky trend mund të vazhdojë edhe në vijim.
“Për shkak të konfliktit, organizata prodhuese e ka reduktu prodhimin. Çmimet janë ekstrem të larta, s`po ndodh veç tek ne, por në tërë globin. Sot në Kosovë, çmimet sillen 1.27 deri në 1.40 euro, ai i diesel-it, 1.29 deri në 1.42 ai i benzinës. Janë çmimet më të larta në 20 vitet e fundit. Çdo ditë jemi t`u pasë rritje”, deklaroi Berjani për “Front Online”.
Rusia ka nisur në orët e hershme të mëngjesit ofensivën ndaj Ukrainës. Në Donetzk janë dëgjuar shpërthime, ndërsa po ashtu shpërthime janë dëgjuar edhe në kryeqendër të Ukrainës, Kiev.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një adresim televiziv në orët e hershme të së enjtes ka njoftuar për operacion ushtarak në rajonin e Donbasit. Ai ka bërë adresimin në të njëjtën kohë kur po mbahej Këshilli i Sigurimit i OKB-së.
Putin u ka bërë thirrje ushtarëve ukrainas në Donbas që të dorëzohen, ndërsa ka thënë se për çdo gjakderdhje është faji i Ukrainës.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka dëmtuar paqen në Evropë dhe është zotuar se aleanca do të mbrojë “secilin inç” të territorit të vendeve anëtare.
“Ne do të përgjigjemi me unitet edhe më të madh”, ka thënë Stoltenberg në një konferencë për media, pas mbajtjes së një takimi urgjent me ambasadorët e NATO-s në Bruksel.
“Ajo çfarë ne bëjmë është mbrojtja”, ka thënë Stoltenberg, i cili ka konfirmuar se NATO-ja do të mbajë një samit virtual me 30 vendet anëtare më 25 shkurt.
Rreth 90 milionë € është importi vjetor i Kosovës nga Rusia dhe Ukraina