×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Eurostat”: Shqipëria, më e shtrenjta në rajon për ushqim

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Të dhënat më të fundit të Agjencisë Evropiane të Statistikave tregojnë se, në Shqipëri çmimet janë sa 57% e mesatares evropiane. Kjo normë e vendos Shqipërinë ndër vendet më të lira në kontinentin e vjetër, por në krye të rajonit, së bashku me Serbinë dhe Malin e Zi. Maqedonia e Veriut, Bosnje Hercegovina, por më gjerë edhe Turqia si vend kandidat, janë të tria më të lira se Shqipëria, thotë Eurostat.

    Veshjet në Shqipëri kushtojnë thuajse sa në Evropë, më saktësisht sa 97% e mesatares së Bashkimit Evropian. Produktet e elektronikës së konsumit ndërkohë janë e vetmja kategori të cilën shqiptarët e blejnë në Shqipëri më shtrenjtë se në Evropë, raporton “Scantv”.

    Restorantet dhe hotelet, ndërkohë, në Shqipëri kushtojnë sa 46% e mesatares evropiane. Kjo normë bën Shqipëria të jetë vendi i dytë më i lirë në Evropë, me një diferencë minimale me Maqedoninë e Veriut.

    Edhe pijet alkoolike si dhe duhani janë ndjeshëm më të lira në Shqipëri sesa në Evropë, në 68% të mesatares së BE-së. Sa i përket ushqimit dhe pijeve jo-alkoolike, në Shqipëri çmimi është sa 82% e çmimit mesatar në Evropë.

    Kjo është norma më e lartë në rajon. Kjo normë është rritur krahasuar me vitin e kaluar, kur fiksohej në 79%, si dhe është më e lartë se në Bullgari, Poloni, Rumani si dhe njësoj me Lituaninë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.