
Në Kuvend është duke u mbajtur seanca e jashtëzakonshme ku pritet të votohet për formimin e Qeverisë së re në krye me Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Shefi i grupit parlamentar nga Nisma Socialdemokrate, Endrit Shala, në fjalën e tij hyrëse ka bërë të ditur se koalicionin Nisma-AKR do ta votojë qeverinë në fjalë.
“Si grup parlamentar jemi të bindur dhe do të angazhohemi maksimalisht që parimet dhe programi qeverisës LAN të zbatohet në përpikëri”.
“Do të kemi fokus të veçantë në zbatimin e objektivave themelore siç janë: beteja kundër Covid-19, dialogu me Serbinë, rimëkëmbja ekonomike dhe forcimin i partneritetit me BE dhe SHBA që është dëmtuar jashtëzakonisht shuam nga Qeveria Kurti”.
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/3338278739539992/?v=3338278739539992