×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ekspertja e energjisë Kryeziu Dobruna: Qeveria pa planprogram për krizën, rritja e çmimit e paevitueshme

    FrontOnline
    26 Nëntor 2021

    Ekspertja e Energjisë, Pranvera Kryeziu Dobruna, në tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike Amerika ne Kosovë, lidhur me Sigurinë e Furnizimit me Energji Elektrike, ka thënë se gjendja në të cilën ndodhet Kosova, është për shkak të mungesës së diplomacisë së energjisë dhe politikave proaktive nga Qeveria.

    Sipas saj, shteti ka kundërshtuar të gjitha propozimet e projektet që do të na ofronin energji bazë, por në anën tjetër as nuk ka subvencionuar bizneset që kanë me e bartë barrën më të madhe. “A kanë me qenë bizneset që kanë me e bartë? Le të na tregon Feronikeli sa ju ka rritë cmimi I energjisë elektrike për shkak të kyqjes së burimeve të ripërtrishme. Ku ka qenë shteti? A e ka subvencionu? A e ka mendu për atë kur brenda vitit Feronikeli në vitin 2018 ka pagu 1.1 milionë më shumë mu për shkak të kyqjes së burimeve të ripërtrishme. Ne jemi për këtë, por duhet të gjejnë mënyra se si ti subvencionojnë bizneset”, tha ajo. Tutje ajo tha se Kosova ka vetëm një kompani të furnizmit, e cila të gjitha përfitimin e ka nga furnizimi. KESCO po organizon fushata për kursim të energjisë, dhe mos përdorimin e saj gjatë orëve të konsumit maksimal, e sipas saj, kjo nuk është roli i kompanisë furnizuese, por I shtetit.

    “E kemi të vetmen kompani furnizuese në Kosovë, e cila e ka përfitimin prej furnizimit, por e cila organizon fushata për kursim të energjisë, dhe mos me e shfryëzu energjinë elektrike gjatë orëve të konsumit maksimal. Ky nuk është roli i kompanisë së furnizimit. Kompania e furnizimit është me e ble, me e shitë dhe ka fitimin e vet. Por, kompania e furnizimit e luan rolin e shtetit”, është shprehur Kryeziu-Dobruna.

    Sipas saj, Kosovës I duhen programe që e edukojnë popullatën për mos shpenzim të energjisë së paku gjatë konsumit maksimal sepse është e domosdoshme.

    “Neve na nevojiten programe që e edukojnë popullatën, për mos me hargju energjinë së paku gjatë konsumit maksimal. Kjo është e domosdoshme, se edhe mos me pasë krizë, KESCO ka problem. Duhet me e importu energjinë gjatë atyre orëve. Krejt rajoni e din që neve na duhet energjia dhe e rritë cmimin. Ky nuk është treg I lirë. Kurgjo nuk është e re. Kjo për mua është e pritshme”, përfundoi ajo.

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Vip15 Janar 2025
    Është zhvilluar edhe loja e fundit mes dy kundërshtarëve, Vullnet-Gresa në sfidën nga “Retro House”. Në këtë sfidë, fitues ishte Vullneti me...
    Vip15 Janar 2025
    Banorët kanë diskutuar se për çfarë ndihen krenarë për veten ata. Ndërkohë që po qëndronin në dhomën e ndejës, Gresa i pyeti...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka takuar qytetarë të Vitisë në një tubim elektoral. Hamza ka premtuar ta lidhë...
    Sport15 Janar 2025
    Kombëtarja e Kosovës U18 ka shënuar një fitore dramatike ndaj Bullgarisë në fazën grupore të IHF Trophy për zonën evropiane, duke siguruar një...
    Lajme15 Janar 2025
    Meteorologu Mendim Rugova ka ofruar parashikimin e motit për ditët në vazhdim, duke thënë se do të mbeten kushte të motit të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala ka vizituar shtëpinë muze “Masakra e Poklekut”. Ai ndezi qirinj para shtëpisë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.