×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Eksperti serb i sigurisë: Rusët nuk e kanë problem të gënjejnë

    FrontOnline
    17 Maj 2020

    Shërbimet sekrete ruse po e dërgojnë Serbinë në konflikte të reja dhe destabilizim. Madje, ato nuk e kanë problem të gënjejnë dhe të mashtrojnë.

    Kështu ka shkruar në rrjetin social “Facebook”, Darko Trifunovic, ekspert serb i sigurisë, analist me prani të madhe në mediat e Serbisë, ku ka shfaqur mllefin e tij ndaj rusëve, transmeton KosovaPress.

    Drejtori i Institutit për Siguri Nacionale dhe Internacionale, Trifunovic, ka thënë se rusët nuk e kanë problem t’i thonë të gjitha që dëshiron dhe të mashtrojnë.

    “Shërbimet sekrete ruse dhe rusopatofikët po na dërgojnë në konflikte të reja dhe destabilizim”, ka shkruar ai.

    Më tej, ai përmes një pyetje retorike ka mohuar të ketë ndonjë individ të inteigjencës serbe që flet hapur për atë që ka ndodhur me Industrinë e Naftës. Ndërsa për zhvatësit në Serbi, ka thënë se duhet t’i kenë adresat e tyre në Moskë.

    “A ka në këtë vend ndonjë oficer inteligjence serb që hapur del dhe flet për atë se çfarë ka ndodhur me Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS)? Mos t’i numëroj aferat e tjera të mëdha në të cilat janë të përfshirë veçanërisht të njëjtit eksponentë, aktorë prorusë”, ka theksuar Trifunovic.

    Mes tjerash, eksperti serb i sigurisë ka zbuluar edhe fakte të tjera interesante, e që kishin ndodhur përgjatë periudhës sa kishte qenë në Qeverinë e dikurshme të Federatës së Jugosllavisë.

    “E kemi parë se ne kemi qenë populli i vetëm në Evropë që jemi bombarduar nga NATO-ja, në vitin 1995 dhe 1999, dhe atë me pajtimin e heshtur të Moskës. Dhe çka tani? Gjersa të tjerët heshtin, mua më duhet ta them këtë. Njëjtë ka qenë edhe marrëveshja e realizuar me Putinin, kur Millosheviqi duhej të binte. Këtë e kanë luajtur Talboti dhe Shrëderi. Kam qenë në qeverinë federale, kur erdhi Ivanovi (ministri i jashtëm rus) drejt nga India, ku Putini ishte në vizitë, që të na sillte porosinë që Slloba duhej t’ia dorëzonte pushtetin Koshtunicës dhe se Putini do t’ia jepte garancionin për sigurinë e tij dhe të familjes së tij, dhe se nuk do t’i dorëzohej Hagës. Rusët nuk e kanë problem që të gënjejnë dhe t’i thonë të gjitha që dëshiron dhe të mashtrojnë. Na kanë hedhur për toke si gjithmonë. A është e mundshme që të gjithë ata që e kanë zhvatur Serbinë t’i keni adresat në Moskë dhe se janë shumë rusopatolofilë? Dhe, a është e mundshme që Serbia e di këtë dhe hesht?”, ka thënë ndër të tjera në shkrimin e vet Darko Trifunovic.

    Në vijim mund të shihni postimin original të ekspertit serb të sigurisë Darko Trifunovic.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.