×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Eksperti kinez: Kriza e Covid-19 në vend ka përfunduar

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Dr Zhang Wenhong, eksperti kryesor për kontrollin e sëmundjeve infektive në Kinë ka deklaruar se shpërthimi i koronavirusit në vend ‘tashmë ka përfunduar’. Ai gjithashtu tha që vaksinat që po zhvillohen nga studiuesit kinezë kundër koronavirusit do të përdoren në një të ardhme, sepse epidemia ka kaluar, shkruan Daily Mail.

    Deklarata e tij vjen ndërkohë që Kina ka raportuar shtatë raste të reja sot, duke çuar numrin total të të infektuarve në 83.581. Frika e një shpërthimi të ri është shfaqur në vend pasi në veri të Kinës u diagnostikua një grup i infektuar me murtajën,  në të njëjtën ditë kur një tjetër banor në Kinën lindore u konfirmua se kishte ethe dengo (të mushkonjave).

    Që nga mesi i qershorit, Pekini gjithashtu është goditur nga një valë e lehtë e infeksioneve të COVID-19 e lidhur me një treg të gjallesave të detit në kryeqytetin kinez. Por eksperti kryesor kinez ka pretenduar se shpërthimi i koronavirusit në vend tashmë ka përfunduar, raporton abcnews.al

    Dr Zhang, foli gjithashtu  në Konferencën Botërore të Inteligjencës Artificiale në Shanghai të enjten në lidhje me aplikimin e teknologjisë në luftën e vendit kundër COVID-19.

    Ai tha: ‘Inteligjenca artificiale po zhvillohet me shpejtësi sot, por më vjen keq t’ju them të gjithëve që Kina ka arritur të mbajë nën kontroll koronavirusin duke përdorur inteligjencën tradicionale.

    ‘Kanë kaluar gjashtë muaj. Në fakt, shpërthimi i koronavirusit në Kinë tashmë ka përfunduar. Të gjitha ilaçet dhe vaksinat që ne po zhvillojmë tani do të përdoren në të ardhmen, ‘shtoi Dr Zhang.

    Kritikat erdhën menjëherë pasi një ekspert tjetër mjekësor i Kinës ka paralajmëruar popullin në maj se do të duhet të jetojmë me koronavirusin, raporton abcnews.al

    Feng Lushao, një studiues nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha për mediat shtetërore se COVID-19 ‘do të bashkëjetojë me ne për një kohë relativisht të gjatë në të ardhmen’.

    Ai u bëri thirrje kinezëve që të ndryshojnë stilin e jetësës së tyre për t’iu përshtatur një normaliteti të ri, i cili përfshin kontrolle të vazhdueshme për të mbajtur nën kontroll koronavirusin.

    Kina ka raportuar gjithsej 83.581 raste COVID-19, ndër të cilat 357 janë raste aktive. Numri i viktimave në vend është 4634. Në të gjithë botën, numri i të infektuarve ka arritur në 12 milion dhe të paktën 548,000 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Bashkimi Evropian dhe Meksika kanë shprehur zhgënjim ndaj kërcënimit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të vendosur tarifa prej 30% ndaj...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në Shtetet e...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një vizitë njëditore në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të presidentes së këtij vendi, Gordana...
    Të tjera
    Lajme13 Korrik 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovësm njofton se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperatura minimale...
    Lajme12 Korrik 2025
    I plagosuri në Vushtrri ka marrë lëndime serioze nga arma e zjarrit. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Ejup Gorovri,...
    Lajme12 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë ka zhvilluar një darkë pune me zyrtarin e lartë të...
    Lajme12 Korrik 2025
    “Nuk më shqitet nga sytë buzëqeshja e Werner Daum mbrëmë kur u ndamë në oborrin e hotelit”, shkruan Pedagogu i Universitetit Europian...
    Lajme12 Korrik 2025
    Një person dyshohet se është plagosur me armë zjarri sonte rreth orës 20:59 në Vushtrri. Policia ka konfirmuar për Gazetën Express se...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në Shtetet e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.