Kjo është koha që të normalizojmë përdorimin e maskave dhe të praktikojmë distancimin social në mënyrë që të jemi të përgatitur për një valë të dytë të mundshme.
Kjo ka qenë këshilla që ka dhënë Dr. William Schaffner, profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin Vanderbilt, njëkohësisht ai është edhe këshillues prej vitesh në Qendrën Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
“Kjo është koha që të normalizohet vënia e maskave dhe sjellja e distancimit social, që të mësohemi kur të vijë koha e vjeshtës. Dhe, jam shumë i shqetësuar se një valë e dytë në vjeshtë do të jetë thelbësisht më e madhe se ajo që kemi kaluar deri më tani,” u shpreh Schaffner të enjten.
Schaffner shtoi se të gjitha shtresat e shoqërisë duhet ta përvetësojnë këtë sjellje: politikanët, liderët fetarë dhe bizneset.