×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ekspertët: Kjo duhet të jetë e ardhmja energjetike e Kosovës

    FrontOnline
    19 Nëntor 2021

    Rreth 200 vende të botës u bënë bashkë në Glasgou të Skocisë.

    Ato e arritën një marrëveshje, por jo krejtësisht atë për të cilën u mblodhën.

    Udhëheqësit botërorë u pajtuan për reduktimin e qymyrit, por jo edhe heqjen dorë komplet prej përdorimit të tij, shkruan “Front Online”.

    Dardan Abazi nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) këtë po e konsideron si mesazh të qartë se Kosova duhet të largohet nga përdorimi i kësaj lënde dhe në të ardhmen furnizimin me energji ta bëjë përmes burimeve tjera të ripërtrirëshme.

    95 për qind të energjisë elektrike në vend prodhohet nga djegia e qymyrit në dy termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”. Ndërkaq, vetëm 5 për qind e energjisë prodhohet nga hidrocentralet, era dhe panelet diellore.

    “Kosova ashtu si vendet e tjera, duhet që të fokusohet në investime të reja, në projekte të cilat bazohen në gjenerim të energjisë elektrike përmes burimeve të ripërtrirëshme të energjisë. Me BRE-të Kosova arrin katër qëllime, dekarbonizimin e sektorit të energjisë, shmangje nga krizat globale ekonomike dhe energjetike, nxitje të digjitalizimit si dhe krijim të vendeve të reja të punës. Kosova është e shtrirë në një pozitë shumë të favorshme gjeografike dhe ka avantazhe ndaj kushteve atmosferike përmes të cilave do të mund të gjenerohej energji elektrike”, u shpreh Abazi për “Front Online”.

    Sipas ASK-së, vetëm në tre mujorin e tretë të 2021-s, korrik, gusht, shtator, Kosova prodhoi 1.8 milionë ton thëngjill.

    Valon Raka nga organizata për mbrojtjen e mjedisit, “Gjethi” thotë për “Front Online” se Kosova duhet të largohet nga ky burim i paripërtëritshëm.

    Sipas tij, vendi duhet të fokusohet kah burimet e ripërtrirëshme, dielli e era.

    “Ne duhet të fokusohemi te burimet e ripërtrirëshme: tek dielli dhe era. E dijmë që në Kosovë janë shumë të kufizuara procedurat për marrjen e lejes për energji solare. Sa i përket erës: i kemi dy lokacione – centrale të erës, në Mitrovicë e Kamenicë. Duhet t`i shtojmë kapacitetet. Qeveria është në njëfar mjegulle. Qeveria të fokusohet në energjinë e ripërtëritshme: erë dhe diell. Kosova duhet të bëjë vlerësim të te gjitha resurseve të saj. Të vendosë për hidrocentralet, a do t`i ndalë krejt apo do të bëjë zonim me i përdorë në ato zona ku nuk e dëmtojnë ekosistemin”, u shpreh Raka për “Front Online”.

    Qeveria u mor dje pikërisht me sektorin e Energjisë. Ajo prezantoi grupin punues për Strategji të Energjisë 2022-2031.

    Aty, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e bëri të qartë synimin për dekarbonizim e energji të pastër në 10 vjetët e ardhshme.

    “Për këtë arsye ne kemi marrë përsipër detyrën e rëndësishme e zhvillimit të një strategjie kombëtare të energjisë dhe identifikimin e planeve të veprimit në mënyrë që sektori jonë i energjisë të niset për një tranzicion të drejtë energjetik, do të ruajë sigurinë e furnizimit, do të promovoj energjinë e pastër dhe bashkëpunimin rajonal, në radhë të parë me Shqipërinë, por edhe me vendet e tjera”, u shpreh ajo.

    Ish-kryeshefi i Agjensionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Ilir Morina tregon për “Front Online” se çka duhet të përfshihet në strategjinë e qeverisë.

    “Kosova duhet menjëherë të fillojë me ndryshim, përmirësimin e legjislacionit, strategjisë së energjisë dhe strategjisë së mjedisit bazuar në vendimet e COP26. Vendi ynë fuqishëm duhet të orientohet në potencialet energjetike të ripërtrishme – dmth miqësore – me mjedisin. Energjia solare, e erës, ajo gjeotermale, biomasa dhe mbeturinat do të duhej të përfshiheshin në strategji, për të arritur caqet deri në vitin 2030”, u shpreh Morina për “Front Online”.

    Morina beson se Kosova ka kapacitete për shfrytëzimin e burimeve alternative.

    “Lidhur me kapacitetin nëse përllogaritën mirë në bazë të një ekspertize adekuate munden me prodhu 1000 megawat pa problem, sidomos diell dhe centrale ere”, tha ai.

    E hulumtuesi Abazi thotë se Strategjisë për Energji duhet t`i paraprijnë studimet e ndryshme të fizibilitetit.

    “Për Kosovën është shumë me rëndësi që hartimi i Strategjisë së Energjisë të paraprihet nga studime të ndryshme të fizibilitetit që tregojnë potencialin por edhe kombinimet e ndryshme të BRE-ve që garantojnë furnizim të qëndrueshëm në harmoni me ambientin por edhe me çmim të përballueshëm për konsumatorët. Andaj pa dyshim që fokusi primar i kësaj strategjie duhet të jenë BRE-të, integrimi i tyre në rrjetin energjetik të Kosovës dhe largimi me hapa të ndjeshëm nga përdorimi i thëngjillit. Deri në dekarbonizimin e plotë”
    u shpreh Abazi i INDEP për “Front Online”.

    “Front Online” ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga anëtarët e Komisionit për Ekonomi në Kuvend.

    Pavarësisht premtimit, ata s`kthyen përgjigje gjatë ditës së djeshme.

    Kosova ka më shumë se 10 miliardë tonelata linjit dhe është vendi i pestë në botë për nga sasia.

    Ky resurs disa herë është vlerësuar se shkakton ndotje shkaku i djegies së tij nga termocentralet Kosova A dhe Kosova B, e po ashtu edhe nga bizneset dhe shtëpitë private.

    Kjo vlerësohet si arsyeja kryesore pse Kosova duhet të heq dorë nga përdorimi i tij.

    Ndryshe, që prej Marrëveshjes së Parisit për klimën, më 2015, janë mbyllur shumë uzina qymyri në botë.

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Vip15 Janar 2025
    Garën nga sfida e “Retro House” e nisën edhe Drenusha dhe Xuxi brenda shtëpisë së BBVK3. Ata nisën me hedhjen e topave...
    Lajme15 Janar 2025
    Zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Cahit Irican, e ka kryesuar përfundimin e transferimit të kontingjentit armen në Shtabin e KFOR-it në Camp...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot kompaninë Vinex në Viti, ku ka thënë se gjithçka do të vihet...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Izraeli dhe Hamas kanë rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi në Gaza dhe lirimin e pengjeve. Kështu pohon një burim i informuar...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një 57-vjeçar në Tiranë dyshohet se ka rënë nga lartësia e një ndërtese në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Policia ka bërë të...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Në prag të inaugurimit të presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kryeministri Edi Rama i dhuroi statusin e investitorit strategjik kompanisë së...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.