×
  • Lifestyle
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ekspertët: Jemi akoma në valën e parë të pandemisë, nuk e kemi në kontroll

    FrontOnline
    23 Korrik 2020

    Kur bëhet fjalë për përhapjen e coronavirusit (COVID-19) në SHBA, Lisa Lockerd Maragakis, MD, MPH, shkroi për “Johns Hopkins Medicine”, se dëshiron që ne të vizualizojmë një jorgan ngjyra-ngjyra

    “Pandemia COVID-19, në SHBA po prek zona të ndryshme në të gjithë vendin, në mënyra të ndryshme dhe në periudha të ndryshme”,- shpjegon ajo. Pra, sa i përket parashikimit që rastet do të binin në verë dhe një “valë e dytë” do të vinte në vjeshtë, nuk është ajo që po ndodh.

    Ne po shohim një rënie në disa shtete të SHBA-ve, ndërsa zona të tjera, shumë prej të cilave ishin ndër të parat që u rihapën, aktualisht po shohim rritje të rasteve.

    Po si e parashikojnë ekspertët këtë valë në Amerikë, por edhe jashtë saj?

    Anne Liu, MD, imunologe dhe mjeke e sëmundjeve infektive me “Stanford Health Care”, tha në një intervistë të fundit, se koncepti i një vale të dytë supozon se ekzistonte një “valë e parë e pastër”, por nuk mund të thotë se jemi të qartë nga vala e parë.

    Janet Baseman, PhD, MPH, dekane e asociuar në Shkollën e Shëndetit Publik dhe profesore e epidemiologjisë në Universitetin e Uashingtonit, thekson se nuk e kemi virusin ende nën kontroll dhe rritja e rasteve në shtete të tilla si Florida, do të thotë se vala e parë nuk ka mbaruar.

    “Jemi me të vërtetë të shqetësuar për vende si Texas-i dhe Florida, kur shohim që numrat do të rriten dhe vazhdojnë shtrimet në spitale. Dhe kjo nuk është vala e dytë”,- shpjegon Dr. Liu.

    “Përveç faktit që viruset e aparatit respirator kanë tendencë të ulin infektimin gjatë verës – gjë që nuk po ndodh me COVID-19 – diskutimet për një valë të dytë të vjeshtës u bënë nisur nga fakti se njerëzit kalojnë më shumë kohë brenda. Shtuar edhe faktin se shkollat do të hapen sërish e do të kemi një risk të lartë, tha Dr. Baseman, duke nënvizuar faktin se “vala e parë nuk është nën kontroll. Ne nuk jemi në fund të një kurbe, sipas së cilës të studiojmë rastet dhe nivelet tona të ulëta”.

    Të dy mjekët vunë në dukje faktin se nuk ka masa të rrepta në të gjithë Amerikën.

    “Nëse shikoni grafikët e rasteve të reja për vendet e tjera, ku masat janë aplikuar në mënyrë më uniforme, ka më shumë ulje-ngritje”,- tha Dr. Liu. Ka një grafik me kthesa të forta në rënie në Francë dhe Itali, sipas të dhënave të mbledhura nga “The New York Times”, por në grafikun e rasteve në SHBA, kurba vazhdon të rritet.

    Megjithë rekomandimet e qeverisë për hapjen e Amerikës në disa faza, “ato që duken fazat e hapjes dhe mbylljes janë në të vërtetë krejt të ndryshme në të gjithë vendin”,- tha Dr. Baseman. “Madje edhe politikat janë krejtësisht të ndryshme. Nuk ka një qasje kombëtare unike për masat e marra apo për rregullat.”

    Ekspertët mendojnë se vende si Florida, duke u rihapur sa më shumë që nga muaji maj, kanë një lidhje të drejtpërdrejtë me rritjen e rasteve të COVID-19, shkruan Class.

    Po çfarë mund të bëjmë?

    Vazhdoni të mbroheni, thotë Dr Baseman: “Por asnjë nga këto masa të shëndetit publik nuk e zgjidh problemin tonë. Jo rregulli 2 metër larg, as rregulli i maskës, as rregulli i aktiviteteve jashtë më shumë se brenda apo larja e duarve. Asnjë prej këtyre gjërave nuk do t’i mbrojë njerëzit nga infektimi”. Sigurisht, praktikojini të gjitha. Lani duart, distancohuni fizikisht nga njerëzit dhe mbani maskë kur jeni në publik, veçanërisht në ambiente të mbushura me njerëz dhe me ventilim të dobët.

    Dr. Baseman thekson edhe një herë tjetër deklaratën e drejtorit të CDC-së në mes të korrikut për maskimin universal në të gjithë SHBA-të, duke marrë parasysh faktin se maskat janë vërtetuar se ndihmojnë në zbutjen e përhapjes së virusit. Maskimi, sidoqoftë, është politizuar, tha ajo, kështu që nuk e di nëse mund të arrihet maskimi universal në të gjithë vendin.

    “Mendoj se është ende me vlerë të ndjekim këto masa, por është me të vërtetë e rëndësishme edhe të kemi një strategji për t’u mbrojtur”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Tetor 2024
    Disa trupa janë gjetur pasi pjesë të Spanjës jugore dhe lindore u goditën nga përmbytje të forta të martën, me disa vende...
    Bota/Rajoni30 Tetor 2024
    Sekretari i ri i NATO-s, Mark Rutte është takuar me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen për herë të parë...
    Bota/Rajoni30 Tetor 2024
    Kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Kamala Harris mbylli fushatën e saj në Uashington me një paralajmërim për amerikanët se nëse zgjidhet...
    Të tjera
    Lajme30 Tetor 2024
    Është përfshirë nga zjarri fabrika e peletit në Prizren. Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar. “Ankuesi mashkull...
    Lajme30 Tetor 2024
    2 mijë e 258 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur pesë...
    Lajme30 Tetor 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, edhe të mërkurën po vazhdon dëshminë dëshmitari i 100-të, i cili mban kodin...
    Lajme30 Tetor 2024
    Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar kontratën për punë shtesë në zgjerimin e rrugës nacionale Prishtinë-Besi-Podujevë, që është cilësuar si një nga projektet...
    Lajme30 Tetor 2024
    Një grua në Ferizaj ka kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencë dhe ka thënë se është therur me thikë nga një grua tjetër....
    Lajme30 Tetor 2024
    Drejtori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë Petrit Ajeti, ka raportuar para anëtarëve të Komisionit për Mbikëqyrje e AKI-së. Raportimi është zhvilluar me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.