×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ekonomistët ia kthejnë Kurtit: Ekonomia është në krizë, nuk po lulëzon

    FrontOnline
    10 Qershor 2022

    Është i bindur që ekonomia e Kosovës është duke lulëzuar

    Kështu së paku po mendon kryeministri i Kosovës, Albin Kurit.

    Ai gjatë një fjalimi në Britani të Madhe në fokus kishte ekonominë e vendit, e për të cilën theksoi edhe indikatorët ekonomikë, shkruan Front Online

    Mirëpo, me këtë nuk po pajtohet, Ferat Shala,  kryesues i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

    Ai në një bisedë telefonike për Front Online tha se një krizë e tillë nuk ka qenë në 20 vitet e fundit.

    “Parimisht ekonomia në 20 vjetshin e fundit asnjëherë nuk ka qenë në situatë më të rëndë. Çështja e inflacionit tashmë është dyshifrorë, çështja e të gjitha burimeve të shportës dhe të gjitha produkteve që ekonomia familjare e konsumon sot, janë jashtëzakonisht në situatë ku i ka kaplu një inflacion dhe një krizë që s’ka qenë asnjëherë. Parimisht çdo deklaratë e kryeministrit Kurti në këtë relacion, është në disproporcion me realitetin dhe të vërtetën për gjendjen sociale në Kosovë”, tha ai për Front Online.

    Të njëjtën e thotë edhe eksperti i kësaj fushe, Musa Limani.

    Ai thotë se anija po fundoset, e ekonomia e Kosovës është në krizë.

    “Unë do të them se anija po fundoset, ekonomia e Kosovës është në krizë, prandaj nuk është duke lulëzuar, por është në krizë. Dhe nëse të gjitha parametrat që tregojnë nivelin e zhvillimit ekonomik karshi negativit. Për shembull produkti vendor për një banor është më i ulëti në rajon, norma e papunësisë më e madhe, eksporti me një strukturë të pavolitshme, prandaj ekonomia e Kosovës është në krizë e jo në lulëzim”, u shpreh ai për Front Online.

    Në Kosovë, rritja e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve, ka qenë 11.2 për qind në muajin prill.

    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin Maj 2022.

    Sipas ASK-së, Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 12,5 për qind në muajin maj 2022  krahasuar me muajin maj 2021, transmeton Front Online.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK, Altin Krasniqi, ka vizituar disa biznese në Parkun e Biznesit në Drenas. Ai ka shkruar se disa...
    Lajme16 Janar 2025
    Kandidati i LDK’së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka vizituar kompaninë Rronifer në Gjakovë. Abdixhiku është shprehur se këto biznese...
    Lajme16 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka pritur sot në një vizitë disa nxënës të ciklit të mesëm të ulët, të cilët kanë pasur rastin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Hamasi dhe Izraeli kanë arritur marrëveshje armëpushimi të ndarë në tri faza. Presidenti Joe Biden dhe pasuesi i tij, Donald Trump e...
    Lajme16 Janar 2025
    Në një kohë kur raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë pritej të ishin më të afërta, analisti Lutfi Bilalli shpreh shqetësimin se marrëdhëniet...
    Lajme16 Janar 2025
    Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht përfaqësuesit e saj kanë mbajtur prezantim/ligjëratë para kadetëve të Gjeneratës së 61 të Policisë së Kosovës e...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Papa Françesku ka lënduar krahun e djathtë në një rrëzim, ka thënë Vatikani, vetëm disa javë pasi ai lëndoi mjekrën e tij...
    Vip16 Janar 2025
    Xheneta ka ngacmuar Xuxin për zarfin e zi të mbërritur në shtëpinë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova. “Ti...
    Lajme16 Janar 2025
    Në një kohë kur raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë pritej të ishin më të afërta, analisti Lutfi Bilalli shpreh shqetësimin se marrëdhëniet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.