×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ekonomistët i reagojnë ATK-së: Deklarimet e të ardhurave, barrë për qytetarët

    FrontOnline
    21 Shkurt 2022

    Pak ka rëndësi se qysh i fitoi të hollat nga rroga, lotaria, apo qiraja.

    Secili qytetar i Kosovës që ka mbushur 18 vjet do të detyrohet ta plotësojë deklaratën tatimore për të ardhurat e tij personale. Këto të fundit do të tatohen për 10 %, raporton “Front Online”.

    Këtë njoftim e dha drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, teksa theksoi se 31 marsi është afati i fundit për ta bërë këtë. Për ata që nuk i binden këtij urdhri, ai paralajmëroi edhe ndëshkime. Ngjashëm si për bizneset.

    Ekonomistët kosovarë po kërkojnë më shumë qartësi, derisa vlerësojnë se një detyrim i tillë do të jetë barrë shtesë për qytetarët.

    “Kanë me pasë edhe shpenzime shtesë duke angazhuar kontabilistë që mos me iu ik afatet edhe qe mos me pasë penallti për ikje të afateve. Duhet me u cek patjetër deklaratat, kush ka me deklaru, pra qytetarët duhet me kanë me specifik, duhet me i njoftu qytetarët më qartë, kush po përfshihet në deklaratë dhe në çfarë mënyre”, u shpreh ekonomisti Imer Raçi për “Front Online”.

    Ish-ministri i Financave-ATK-së:  Në çfarë ligji jeni bazuar për këtë lloj deklarimi të pasurisë

    Më shumë informata rreth këtij tatimi po kërkon edhe Haki Shatri, ish-ministër i Financave.

    “Duhet të sqarohet kjo kërkesë. Të tregohet ligji apo udhëzimi se ku është bazuar. Nëse ka bazë ligjore, duhet me e tregu atëherë se si janë paraparë format, formularët e gatshëm për deklarimin e këtij lloj tatimi”, u shpreh Shatri për “Front Online”.

    “Front Online” ka kërkuar më shumë hollësi rreth kësaj teme nga ATK-ja, por nga ky institucion nuk kanë kthyer përgjigje gjatë ditës.

    Sipas nenit 7 të Ligjit për Tatimin për të ardhurat personale,  të ardhurat personale nënkuptojnë të ardhurat bruto si pagat, qiratë, pasuritë e paprekshme, pensionet, fitoret në lojërat e fatit si dhe fitimet kapitale./“Front Online”

    Nga Rubrika
    Lajme16 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj ka shkruar për tubimin e radhës në...
    Lajme16 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK, Altin Krasniqi, ka vizituar disa biznese në Parkun e Biznesit në Drenas. Ai ka shkruar se disa...
    Lajme16 Janar 2025
    Kandidati i LDK’së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka vizituar kompaninë Rronifer në Gjakovë. Abdixhiku është shprehur se këto biznese...
    Të tjera
    Lajme16 Janar 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim diplomaten e lartë amerikane, Anu Prattipati. Sipas Krasniqit, bashkë biseduan për rëndësinë...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Hamasi dhe Izraeli kanë arritur marrëveshje armëpushimi të ndarë në tri faza. Presidenti Joe Biden dhe pasuesi i tij, Donald Trump e...
    Lajme16 Janar 2025
    Në një kohë kur raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë pritej të ishin më të afërta, analisti Lutfi Bilalli shpreh shqetësimin se marrëdhëniet...
    Lajme16 Janar 2025
    Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht përfaqësuesit e saj kanë mbajtur prezantim/ligjëratë para kadetëve të Gjeneratës së 61 të Policisë së Kosovës e...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Papa Françesku ka lënduar krahun e djathtë në një rrëzim, ka thënë Vatikani, vetëm disa javë pasi ai lëndoi mjekrën e tij...
    Vip16 Janar 2025
    Xheneta ka ngacmuar Xuxin për zarfin e zi të mbërritur në shtëpinë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova. “Ti...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.