×
  • Sport
  • Sport

    Edhe një ngjarje madhore organizohet në Prishtinë

    FrontOnline
    04 Gusht 2021

    Nga 16 deri më 21 Gusht në Prishtinë do të mbahet FIBA European Challenger për U16 në konkurrencën e meshkujve.

    Përveç Kosovës, do të marrin pjesë edhe Shqipëria, Gjibraltari, Luksemburgu, Malta dhe Moldavia, në kuadër të Grupit F. Kombëtaret do të akomodohen më 14 gusht, përcjell FrontOnline.

    Tri ndeshje do të zhvillohen në ditë, në ora 14:00, 17:00 dhe 20:00.

    “Dardanët” e rinj sfidën e parë e zhvillojnë ndaj Maltës, më 16 Gusht. Gjithsej do t’i zhvillojnë pesë ndeshje në grupe, ku do të përcaktohet se në cilën pozitë e përfundojnë grupin dhe garat.

    FIBA Europe ka vendosur që këtë verë të gjitha garat e grupmoshave të reja të zhvillohen si Challenger, e jo si më herët në Divizione, për shkak të Covid 19. Pra, nuk do të ketë ngritje dhe ulje në Divizione.

    Bordi i FIBA Evropës i besoi Federatës së Basketbollit të Kosovës edhe një organizim të madh. Kjo ngjarje ishte dashur të mbahet vitin e kaluar, ku do të merrnin pjesë 11 shtete, por për shkak të pandemisë me Covid 19 ishin anuluar të gjitha ngjarjet në basketboll.

    Më herët, FIBA i besoi Kosovës organizimin e Kampionatit Evropian, Divizioni C për U18 meshkuj dhe Kampionatin Evropian, Divizioni B për U20 femra, si dhe ‘Bubble’ në shkurt të këtij viti, ku garuan Kosova A (M), Sllovakia, Islanda dhe Luksemburgu.

    Edhe për këtë ngjarje, FBK do t’i zhvillojë të gjitha përgatitjet, në mënyrë që Kampionati të shkojë sipas planit. Më herët FBK ka marrë përgëzime nga FIBA për organizime. Ky organizim nuk pritet të jetë i lehtë për shkak të rregullave me Covid 19, megjithatë Federata e Basketbollit beson se gjithçka do të shkojë sipas planifikimit./FrontOnline/

    Si t’i përdorni radiatorët e ngrohjes që të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës
    Nga Rubrika
    Sport27 Prill 2024
    Leicester City ka siguruar rikthimin në Ligën Premier, kjo falë humbjes tronditëse 0 të Leeds United ndaj QPR si mysafir me rezultat...
    Sport26 Prill 2024
    Në vitin 2023, Lionel Messi e fitoi Topin e Artë për të tetën herë që ishte një rekord. 36-vjeçari e mori çmimin...
    Sport26 Prill 2024
    Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli, ka kontaktuar me Lille për të eksploruar një lëvizje Edon Zhegrovën. “Bianconerët” po përgatiten për një afat...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.