×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe Nisma e pakënaqur me Hotin, Krasniqi i përmend edhe zgjedhjet

    FrontOnline
    05 Gusht 2020

    Pas Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, edhe partneri tjetër i koalicionit qeverisë Nisma për Kosovën është e pakënaqur me mënyrën se si kryeministri Avdullah Hoti po i udhëheqë bisedimet finale me Serbinë.

    Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi tha për gazetën Objektiv se nuk janë të kënaqur me punën e kryeministri Hoti sa i përket dialogut.

    “I kënaqur nuk mundet me qenë askush se mënyra qysh është zhvilluar shumëçka deri mw tani, nuk mund të jem i kënaqur është e natyrshme” tha Krasniqi.

    Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës beson se të gjitha subjektet politike duhet të përfshihen në fazën finale të dialogut me Serbinë.

    “Mendimi im është që për këtë çështje të ketë unitet mes të gjitha partive politike, por në rrethanat e tona kjo është e pamundur. Kjo çështje nuk është e partive politike, por do të duhej të ishte një qëndrim i unifikuar nacional”, tha Krasniqi për Objektiv-in.

    Krasniqi e sheh si problem edhe çështjen e zgjedhjes së presidentit, e cila sipas tij mund ta qoj vendin edhe në zgjedhje të reja.

    “Çështja e zgjedhjes së Presidentit mund të jetë problem, ndoshta edhe vendi mund të shkojë në zgjedhje, por është herët për të thënë këtë, megjithatë nuk do të jetë edhe çështje e lehtë për t’u zgjidhur mes partnerëve të koalicionit”, ka thënë Krasniqi.

    Gjatë ditës kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i është kundërpërgjigjur kritikave të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt, pasi ky i fundit tha se nuk i beson Kryeministrit Hoti sa i përket Dialogut me Serbinë.

    Mustafa për gazetën Objektiv tha se shumë shpejt do ta takoj kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn, për t’i diskutuar përçarjet që janë shfaqur ditëve të fundit në media, nga partnerët e koalicionit.

    “Unë jam ballafaquar me Covid deri para pak ditësh. Sa ta marrë veten, do të takohem me z. Haradinaj. Do t’i bisedojmë të gjitha çështjet të cilat po hapen ne media. Koalicioni është themeluar mbi bazat e besimit reciprok, prandaj do të investojmë që ky besim të kultivohet”, ka thënë Mustafa për gazetën Objektiv.

    Mbrëmë, gjatë një intervistë në Televizionin Publik, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se nuk i beson Qeverisë Hoti përballë dialogut me Serbinë, duke shfaqur pakënaqësi për mos përfshirjen e duhur të parisë së tij në këtë proces.

    Haradina tha se Hoti nuk do të ketë mbështetje nëse nuk i përfshin partnerët e koalicionit në këtë proces.

    Nga Rubrika
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Në një diskutim me Monikën, kjo e fundit i tha që është...
    Vip03 Mars 2026
    Këngëtari i ri Diell Durmishi, së bashku me motrën e tij Hana Durmishi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor...
    Vip03 Mars 2026
    Scream 7 shënoi debutimin më të suksesshëm në historinë e serisë, duke arkëtuar 97.2 milionë dollarë në mbarë botën gjatë fundjavës së...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Të mërkurën moti pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas IHMK, temperaturat do të variojnë nga 0 deri 2°C në...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Në një diskutim me Monikën, kjo e fundit i tha që është...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, pas një seri sulmesh dhe kundër‑sulmesh midis Shteteve të Bashkuara...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Lajme03 Mars 2026
    Përkunder takimeve të ditëve të fundit, partitë politike në vend nuk kanë arritur të pajtohen për një president konsensual. Analisti politik Albert...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.