×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe gastronomët e Prizrenit të hënën do të protestojnë në mënyrë simbolike

    FrontOnline
    24 Korrik 2020

    Komuniteti i gastronomëve të Prizrenit, të premten, është ankuar se zbatimi i masës së ndalesës së qarkullimit të qytetarëve prej orës 21:00 deri në orën 5:00 si dhe mospërkrahja e këtyre bizneseve nga institucionet përkatëse, ka bërë që ata të përballen me rrezikun e falimentimit.

    Në një takim, ata i kanë dhënë mbështetje aksionit simbolik që do të mbahet të hënën para Qeverisë së Kosovës, duke theksuar se autoritetet duhet të ofrojnë përkrahje për këto biznese.

    Afaristi prizrenas, Krenar Krajku, ka theksuar se janë bërë gati tri javë që prejse zbatohen masat e kufizimit të lëvizjes nga ora 21:00 në Prizren e qytete të tjera dhe se në anën tjetër, nuk ka rënie të numrit të të prekurve.

    “Në qoftë se koha e inkubimit e sëmundjes COVID 19 është dy javë sipas ekspertëve, atëherë neve këtë të diele na bëhen 3 javë prej ditës kur jena mbyll. Atëherë numrat nuk janë zvogëluar por janë rritë. Lë t’na dëshmojnë që s’ka ardhë nga diçka tjetër por nga gastronomia. Në qoftë se ne e rrezikojmë atëherë ne do ti mbyllim gjithë gastronomët dhe të shpëtojmë Kosovën. Por nëse nuk jemi fajtorë atëherë pse ne ta pësojmë, se ne jemi më në prag të falimentimit”, ka thënë Krajku.

    Ndërkaq, Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, ka theksuar se bizneset e këtij sektori janë përballur me masa kufizuese, por se nuk kanë pranuar lehtësira nga autoritetet.

    “Ne i kemi respektu masat krejt. Kërkesat tona nuk kanë qenë menjëherë me fillu qysh kena punu me 100 për qind kapacitetit. E kuptojmë që virusi është i pranishëm dhe duhet me i respektu masat… Kërkesat tona kane qenë që subvencionimi i pagave me vazhdu, mbulimi i qirave 50 për qind me vazhdu, lehtësira financiare dhe shtyrja e deklarimeve për 3 muaj tjerë me vazhdu, ulja e TVSH-së prej 18 në 8 ose 6 për mi dhënë mundësi bizneseve me u rimëkëmb dhe riprogramimi i kredive”, ka thënë Kllokoqi.

    Kërkesat e gastronomëve janë mbështetur nga drejtuesit e shoqatës së afaristëve dhe zejtarëve, “Esnaf” nga Prizreni. Kryetari i kësaj shoqate, Varis Xhejlani ka pohuar se zbatimi i masave kufizuese ka eliminuar alternativat për ngjalljen e ekonomisë.

    “Tashmë në këtë periudhë sektori që është ndikuar më së shumti është sektori i gastronomisë, duke pas parasysh se është ndër sektorët që është mbyllur ndër të parët dhe ende nuk është hapur plotësisht. Gjithashtu në orët më të ngarkuara të punës është pamundësuar puna e tyre. Aktualisht sektori i gastronoomisë nuk është në gjendje të funksionojë. Kërkojmë urgjentisht nga autoritetet që të hiqet kufizimi i lëvizjes dhe masat tjera”, është shprehur Xhejlani.

    Edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës me anë të një kërkese drejtuar ministrit Zemaj dhe ministrit Veliu, ka kërkuar rishqyrtimin e masave Anti-Covid19, respektivisht heqjen e masës së kufizimit të lëvizjes, si dhe të zgjatet orari i punës në gastronomi.

    Sipas AKK-së, është parë se këto masa nuk kanë dhënë ndonjë rezultat pozitiv.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka thënë procesi i mësimit gjithëditor ka treguar sukses të jashtëzakonshëm në gjysmëvjetorin...
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, prezantuan projektin e ndërtimit...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Janë arrestuar dy persona për dhunim. Kështu njofton Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh. Sipas tyre, njëri rast ka ndodhur në...
    Lajme14 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci aktualisht po qëndron në SHBA për një vizitë zyrtare. Përmes një postimi në Facebook, ministri tregon se...
    Lajme14 Janar 2025
    Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ka bërë të ditur për dy raste të tentim vrasjes që kanë ndodhur...
    Lajme14 Janar 2025
    Një grua nga Peja ka raportuar një vjedhje të rëndë që ka ndodhur të mërkuren e javës së kaluar. Sipas policisë, ajo...
    Lajme14 Janar 2025
    Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe kanë ndodhur 20 aksidente me të lënduar, dhe...
    Lajme14 Janar 2025
    Të hënën në Prishtinë janë arrestuar katër persona që dyshohet të jenë përfshirë në një përleshje me thika. “Është raportuar se pas...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.