×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe Apostolova i reagon Pacollit: BE-ja dhe Kosova janë në fazën e fundit të konkludimit të dialogut për liberalizimin e vizave

    FrontOnline
    14 Maj 2020

    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli përmes një postimi ka ironizuar pas vendimit të BE-së për vizat në Bjellorusi, ku edhe e pyet Apostolovën e ambasadorin Heldt për Kosovën.

    Të mërkurën Parlamenti Evropian i ka dhënë dritën e gjelbër dy marrëveshjeve që do të lehtësojnë procesin e liberalizimit të vizave për shtetasit e Bjellorusisë.

    Ndaj kësaj ka reaguar Pacolli ku thotë se dëshiron të di se çfarë kanë për të thënë tani shefja e Zyrës së BE’së, Natalya Apostolova dhe ambasadori gjerman, Christian Heldt.

    “Përgëzime për Bashkimin Evropian dhe shtetet anëtare që kanë gjetur kurajën për të lëvizur përpara me lehtësimin e vizave për Bjellorusinë dhe që vazhdojnë të mbajnë Kosovën si vendin e vetëm të izoluar pa pasur mundësi të lëvizjes së lirë. Dëshiroj të shoh se çfarë Natalya Apostolova dhe Christian Heldt do të thonë tani”, ka shkruar Pacolli në Twitter.

    Pas kësaj, ka reaguar edhe ambasadori gjerman, Christian Heldt.

    Epo, pse nuk duhet për hir të njerëzve atje të aplikojmë të njëjtën që e bëjmë në Kosovë që nga pavarësia më 2008? Lehtësimi i vizave nuk është liberalizim. Vetëm që të sqarojmë për çka po flasim”, ka shkruar ai.

    Edhe shefja e Zyrës së BE’së, Natalya Apostolova, nuk shpëtoi pa reaguar duke thënë se lehtësimi i vizave nuk është sikur liberalizimi që po e kërkon Kosova.

    “Marrëveshja e BE-së për lehtësim të vizave me Bjellorusinë është kategori nën atë të Liberalizimit të vizave të cilën Kosova është afër ta përmbyllë me BE-në. Marrëveshja e lehtësimit është hap fillestar për të siguruar lëshim më të lehtë të vizave dhe jo për t’i shfuqizuar ato. Kosova anashkaloi këtë hap dhe shkoi direkt në liberalizim të vizave. Andaj BE-ja nuk ka prezantuar liberalizim të vizave me Bjellorusinë, as nuk ekziston një mandat i tillë aktualisht. Në anën tjetër, BE-ja dhe Kosova janë në fazën e fundit të konkludimit të dialogut për viza që do të rezultojë në liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Apostolova.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.