Më herët është raportuar për një incident në qytetin e Podujevës, ku ka pasur gjuajtje me kallashnikov.
Në këtë incident kanë mbetur të plagosur dy persona.
Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga ana e Policisë së Kosovës.
Në përgjigjen dhënë GazetësBlic, thuhet se dy të plagosurit kanë marrë lëndime trupore.
Në përgjigje nuk jepen detaje mbi motivin e kësaj ngjarje.
“Ju informojmë se, me datë 31.08.2020 rreth orës 20:16 në Podujevë është raportuar për të shtëna armë, ku si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore për të cilat të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës, dhënë për Gazeta Blic.