Një 14-vjeçare nga fshati Semaj i Kaçanikut është zhdukur. Ajo i kishte lëshuar bagëtinë për të kullotur dhe nuk ishte kthyer më në shtëpi, raporton Express.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se njësitë policore së bashku me familjarët e viktimës dhe disa banorë të fshatit janë angazhuar në kërkimin e saj.
“Fsh. Semaj, Kaçanik 27.07.2020 – 18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur e moshës 14 vjeçare rreth orës 16:00 i kishte lëshuar bagëtinë për t’i kullotur, por ajo nuk ishte kthyer në shtëpi dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Njësitë policore së bashku me familjarët e viktimës dhe disa banorë të fshatit janë angazhuar në kërkimin e viktimës”, thuhet në raport.