×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    E kishte grushtuar sekretarin e Ministrisë, kthehet në punë nipi i Jakup Krasniqit

    FrontOnline
    18 Shtator 2020

    Zyrtari i lartë për turizëm në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Arian Krasniqi, i cili njëherit është djali i vëllait të ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqit, në nëntor të vitit të kaluar kishte grushtuar sekretarin e kësaj Ministrie, Burim Rrecajn, me ç’rast ishte suspenduar nga puna.

    Por, ende pa u bërë një vit i plotë nga ky incident Arian Krasniqi është kthyer në punë në Ministrinë që udhëheq NISMA Socialdemokrate, ku Jakup Krasniqi është kryetar i Këshillit Kombëtar të këtij subjekti politik, derisa Rrecaj është shkarkuar nga pozita e sekretarit në Ministri, raporton portali “Front Online”.

    Incidentin në MTI e kishte konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

    “Një rast sulm ndaj personit zyrtar është raportuar të ketë ndodhur në objektin e një ministrie. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët i kanë dhënë ndihmën zyrtarit të lënduar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhej në raportin 24 orësh të forcave të rendit.

    Portali “Front Online” i ka dërguar pyetje zyrës për medie të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, të cilët nuk kthyer përgjigje zyrtare, por përmes telefonit e kanë konfirmuar kthimin e Arian Krasniqit në punë.

    Përndryshe, sekretari Burim Rrecaj më 10 shtator të këtij viti është shkarkuar nga detyra me vendim të ministrit Vesel Krasniqi, derisa në vend të tij është emëruar Gentiana Islamaj, e cila njëherit është drejtore e përgjithshme e Drejtorisë së Akreditimit, thuhet në vendimin që e posedon “Front Online”.

    Ministri i Tregtisë e shkarkon sekretarin që e kishte rrëzuar një ministër (Dokument)

     

    Nga Rubrika
    Ekonomi17 Maj 2025
    Që prej pandemisë COVID-19, në Kosovë e më gjerë flitet për rritje çmimesh. Ky trend ka vazhduar edhe në muajt e parë...
    Ekonomi09 Maj 2025
    Sot Kosova feston Ditën e Evropës, por është shteti i vetëm në Ballkan dhe më gjerë e cila që dy vite është...
    Ekonomi02 Maj 2025
    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka ngritur shqetësimin që dështimi i krijimit të institucioneve të reja do të cenojnë miliona...
    Të tjera
    Lajme28 Maj 2025
    Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se janë në pritje të vendimit nga Gjykata Kushtetuese për votimin. “Qëndrimet nuk...
    Front TV28 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka ardhë sot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një postim në Facebook,...
    Bota/Rajoni28 Maj 2025
    Friedrich Merz, kancelari gjerman, ka bërë të ditur se vendi i tij do të financojë raketat me rreze të gjatë të prodhuara...
    Sport28 Maj 2025
    Barcelona po ndërmerr hapa drejt transferimit të sulmuesit të Manchester United, Marcus Rashford. 27-vjeçari nuk është më i dëshiruar nga klubi, ndërsa...
    Lajme28 Maj 2025
    Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka komentuar vizitën e saj të fundit në Kosovë dhe anulimin e konferencës për media, që...
    Bota/Rajoni28 Maj 2025
    Moska ka reaguar ndaj vendimit të Gjermanisë për të mbështetur Ukrainën me fonde për raketa me rreze të gjatë veprimi. Kremlini e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.