×
  • Lajme
  • Lajme

    E jashtëzakonshme, Adem Mikullovci dha shfaqje para familjes dhe vdiq në krahët e bashkëshortes

    FrontOnline
    15 Shtator 2020

    Adem Mikullovci aktor i njohur dhe ish-deputet, është varrosur sot në Prishtinë. Ai vdiq në moshën 81 vjeçare.

    Për shkak të pandemisë COVID-19, numri i pjesëmarrësve në varrim ishte i vogël, por që nuk munguan bashkëpunëtorët e tij, nga aktrimi e politika, të cilët u panë shumë të mërzitur.

    Lumnije Mikullovci, bashkëshortja e Ademit, tha se i ndjeri mbrëmë e ka luajtur një shfaqje në banesën e tij, por që më vonë iu përkeqësua gjendja e tij shëndetësore, ku si pasojë ka ndërruar jetë.

    “Mbrëmë e ka luajtur një shfaqje për neve dhe pas asaj, më ka thënë, ‘Lume nuk jam mirë, dhe unë i kam thënë se je mirë. E ke kaluar sfida edhe më të rënda por që vërtetë ai nuk ishte mirë dhe më ka rënë në supe tima dhe ka vdekur”, tha ajo.

    Gjithashtu u tha se për shkak të pandemisë nuk do të mbahet e pame në familjen Mikullovci.

    Mikullovci, ishte njëri ndër aktorët më të njohur të Kosovës. Përveç aktrimit ai u mor edhe më politikë. Ai ishte delegatë i Kuvendit të Kaçanikut, dhe po ashtu deputetë në Kuvendit e Kosovës në legjislaturën e fundit.

    Me rastin e vdekjes së tij, kontributi i Mikullovcit, u vlerësua lartë si në fushën e kinematografisë, ashtu edhe në atë të çështjes kombëtare.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Korrik 2025
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë sot  një konferencë për media. Konferenca do të mbahet në orën 16:30...
    Lajme17 Korrik 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 15 vjet burgim të akuzuarin për krime lufte Sllavisha...
    Kronika17 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka nisur hetimet ndaj dy personave, që deklaruan rrejshëm lidhur me një aksident trafiku gjatë ditës së djeshme në...
    Të tjera
    Lajme17 Korrik 2025
    Kreu i Nisma Socialdemokrate dhe ai i Vetëvendosjes, pritet të mbajnë takim dy palësh më së largu deri të dielën Detajet e...
    Ekonomi17 Korrik 2025
    Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se pas vendimit të Bankës Botërore edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka hequr Kosovën nga lista...
    Lajme17 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Prizren, pas një operacioni në kuadër të planit “Sezoni Veror 2025”. Të dyshuarit janë...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka thënë të enjten se mbrojtja e qytetarëve druzi dhe të drejtave të tyre është...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Një zjarr masiv në një hipermarket në qytetin al-Kut në pjesën lindore të Irakut ka lënë të paktën 60 njerëz të vdekur...
    Kronika17 Korrik 2025
    Katër persona janë arrestuar në Vushtrri, si të dyshuar për tri raste të vjedhjes që kishin ndodhur ditë më parë. Sipas njoftimit...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.