×
  • Kronika
  • Kronika

    Dyshimet e vdekjes së pacientes shkak i neglizhencës, deklarohen nga QKUK

    FrontOnline
    10 Shtator 2020

    Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka vdekur një grua e cila dy herë ishte konfirmuar me COVID pozitiv.

    Për vdekjen e të ndjerës familjarët kanë raportuar në polici se kjo erdhi shkak i neglizhencës së personelit shëndetësor, për çka policia edhe ka nisur hetime.

    Por nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, mohojnë të ketë ndodhur neglizhenca nga stafi mjekësor.

    Ata kanë thënë se pacientja ishte duke u trajtuar në kuadër të Mjekimit Intensiv Qendror COVID, ku po trajtohen rastet e rëndë të konfirmuar me këtë virus.

    Po ashtu nga QKUK kanë theksuar se ajo ishte në gjendje të rëndë dhe kishte komplikime shëndetësore për çka edhe përkundër përpjekjeve të stafit shëndetësorë, ajo ka ndërruar jetë.

    “Ju njoftojmë se në kuadër të Mjekimit Intensiv Qendror Covid, ku trajtohen rastet më të rënda të konfirmuara me Covid, një paciente e datëlindjes 1947, përkundër angazhimeve dhe përpjekjeve maksimale nga stafi mjekësor, për shkak të gjendjes së rëndë dhe komplikimeve, ka ndërruar jetë”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së për KosovaPress.

    Nga QKUK, kanë treguar se e njëjta ishte konfirmuar dy herë me COVID-19.

    “E njëjta ishte konfirmuar dy herë si Covid pozitivë”, tregojnë nga QKUK.

    Megjithatë, me insistim të familjarëve trupi i të ndjerës është dërguar për obduksion.

    “Nuk bëhet fjalë për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor, por për insistim të familjarëve për të kryer obduksionin. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, potencojnë nga QKUK.

    Ndërkaq, në raportin 24 orësh , Policia e Kosovës derisa kanë njoftuar për raportimin e familjarit, kanë treguar edhe se tashmë për këtë rast kanë nisur hetimet.

    “QKUK, 09.09.2020-08:50. Një mashkull kosovar ka raportuar për një rast të trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor, ku sipas tij si pasojë ka ardhur deri te vdekja e te ndjerës viktimë femër kosovare. Me urdhër të prokurorit kujdestar , trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.