×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyqind e dy raste aktive me koronavirus në Kosovë

    FrontOnline
    20 Maj 2020

    Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka tejkaluar njëmijëshin. Ndërkohë raste aktive aktualisht janë 202.

    Deri me tani në vendin tonë janë shëruar 772 persona nga Covid-19, ndërsa raste aktive kanë mbetur edhe 202.

    Numri i rasteve të përgjithshme me koronavirus në vendin tashme ka tejkaluar shifrën 1 mijë, prej tyre 772 janë shëruar, që nënkupton se aktualisht kemi më shumë të shëruar sesa raste aktive.

    Në vendin tonë kanë humbur jetë 29 persona, të cilët ishin të prekur me koronavirus, po ashtu siç kanë njoftuar institucionet shëndetësore këta persona kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

    Aktualisht, me numrin më të madh të të infektuarve prinë Ferizaj, pasuar nga Prizreni, Prishtina e Gjilani.

    Ndërkohë, sonte janë raportuar 14 raste të reja me koronavirus, dhe tre të tjerë janë shëruar.

    Nga data 08 shkurt deri më 20 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 12.406 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.003 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.