×
  • Lajme
  • Kronika
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Dy vjet burgim për kosovarin në Zvicër, keqpërdori skemën sociale

    FrontOnline
    10 Korrik 2020

    Një kosovar nga Reinach në Zvicër është dënuar me dy vjet burgim, pasi ai kishte marrë ndihmë sociale nga shteti zviceran për 12 vjet, ndonëse njëkohësisht kishte punuar, shkruan “Aargauer Zeitung”. Ai kishte pasur shumë arsye, pse për mbi 12 vjet ka marrë ndihmë sociale dhe rregullisht ka punuar.

    Bekir B. është paraqitur para gjykatës së qarkut në Kulm. Nga viti 2007 deri në arrestimin e tij në vitin 2019, kosovari 46-vjeçar ka marrë ndihmë sociale në vlerë prej 211 mijë franga zvicerane, duke thënë se nuk është në gjendje të punojë shkaku i problemeve shëndetësore, është thënë në akuzën. Mosaftësinë për të punuar ai e kishte arsyetuar fillimisht me epilepsinë që e ka, e më pas, me një lëndim të këmbës në vitin 2011, dhe me dhembje këmbë.

    Por, në akuzë thuhet se ai ka punuar gjatë kësaj kohe. Për të arsyetuar këtë mosaftësi fizike për të punuar, Bekir B., gjatë 12 vjetëve ka dorëzuar dëshmi nga 14 mjekë të ndryshëm. Bekir B. ka arsyetuar faktin se ka punuar, se është dashur të bëjë këtë për të ndihmuar familjen e tij në Kosovë. Ai ka treguar se ka dy fëmijë në Kosovë të moshës 18 dhe 20 vjet. Atyre u ka dërguar rregullisht deri 600 euro në muaj, për t’ua mundësuar një jetë më të mirë.

    “I biri im është dashur të ndalë studimet pas arrestimit tim, pasi nuk kam munduar të dërgojë ndihmë financiare”, ka thënë ai. Kur është pyetur se çfarë do të bënte në rast se do të dëbohej nga Zvicra, Bekir B. ka thënë: “Do të bëja vetëvrasje, para se të më vrajnë këta tjerët”. Ai ka thënë se në Kosovë është i rrezikuar. Ka treguar se vëllai i tij është vrarë atje dhe dorasit ia kanë vënë syrin edhe atij. Kjo ka thënë se është edhe arsyeja pse sa herë që ka shkuar në Kosovë nuk është larguar nga shtëpia. Prokuroria ka thënë se Bekir B. gjatë gjithë kohës ka qenë i aftë të punojë, ndonëse është deklaruar se nuk është i aftë. Gjykata e ka dënuar Bekir B. me burgim prej dy vjetëve dhe një ndalesë të hyrjes në Zvicër prej shtatë vjetëve. “Ai e ka shfrytëzuar sistemin për të siguruar avantazhe”, është thënë nga gjykatësja.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.