
Policia sllovake ka njoftuar se ka vrarë një person që ka sulmuar stafin e një shkollë të enjten, duke shkaktuar vdekjen e një të rrituri, njofton agjencia Reuters.
Është njoftuar se po ashtu pesë persona, përfshirë fëmijë, janë lënduar në këtë sulm.
Mediumet sllovake kanë raportuar se sulmuesi ka therë me thikë viktimat e më pas është qëlluar nga policia derisa po ikte nga shkolla fillore në qytetin Vrutky, 220 kilometra në verilindje të kryeqendrës Bratislava.
Policia në Facebook ka njoftuar se situate është nën kontroll.
Shkollat fillore në Sllovaki kanë filluar të hapen më 1 qershor, por me masa kufizuese.