Një person i infektuar me koronavirus në Komoran të Drenasit dhe një tjetër në Podujevë, po ashtu i infektuar me koronavirus kanë dalë nga shtëpia, duke mos respektuar masën e vetizolimit.
Ngjarja në Komoran të Drenasit raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 15:00.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i cili është i infektuar me Covid-19 nuk i është përmbajtur masës së vet-izolimit dhe i njëjti kishte dalur nga shtëpia. Ndaj të dyshuarit me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
I ngjajshëm është rasti edhe në Podujevë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 10:00.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i cili është i infektuar me Covid-19 nuk i është përmbajtur këshillave të mjekut për vet-izolim, ku dhe kishte dalë nga vet-izolimi. Ndaj të dyshuarit me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti si më lart”, thuhet në raportin e Policisë.