Dy senatorë italianë në Lëvizja “Five Stars” kanë rezultuar pozitivë në testet për koronavirus.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i partisë, i cili ka treguar se 93 senatorët e tjerë të Senatit, Dhomës së Lartë dhe Parlamentit të Italisë do t’i nënshtrohen testimit, shkruan CNN.
Është konfirmuar se të dy senatorët e infektuar kanë pasur kontakte me kolegët e tyre në ditët e fundit, por që nuk i kanë ndjekur fizikisht seancat e Senatit.
Italia është një nga shtetet më të goditua në Evropë nga pandemia. Ky vend ka 313 mijë e 11 persona të infektuar me 35 mijë e 875 vdekje.