Dy raste të reja me koronavirus janë regjistruar sot në Komunën e Drenasit. Kryetari Ramiz Lladrovci nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, ka dhënë detaje për rastet. Të infektuarit janë nga fshati Terstenik, përkatësisht Verbovc.
“Të infektuarit janë nga Tersteniku dhe Verbovci, raste kontakti nga PTK dhe Ujësjellësi Rajonal KRU Prishtina’, shkroi Lladrovci.
Njoftimi i plotë i Lladrovcit në Facebook:
Qytetarë të nderuar të Drenasit,
Sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u njoftuam për dy raste me virusin COVID-19 në komunën tonë. Të infektuarit janë nga Tersteniku dhe Verbovci, raste kontakti nga PTK dhe Ujësjellësi Rajonal KRU Prishtina. Pas njoftimit nga IKShP, ne do të ndërmarrim masat e nevojshme që këto raste të vetëizolohen.
Siç keni treguar deri tani disiplinë në zbatim të masave preventive kërkoj nga ju që edhe me tutje t’i respektoni masat e Ministrisë së Shëndetësise dhe rekomandimet e IKShP-së lidhur me pandeminë.
Me kujdes, pa panik!