Dy persona kanë vdekur shkak i një aksidenti që ndodhi mbrëmjen e së hënës në Arllat.
Policia kanë njoftuar se aksidenti i mbrëmshme, ndodhi në mes dy automjeteve-kamionë rreth orës 20:00.
Trupat e pa jetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa shoferi i kamionit është arrestuar.
“Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy automjeteve-kamionë, ku si pasoj, ka humbur jetën dy viktima meshkuj kosovarë. Trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion. Është arrestuar vozitësi i kamionit mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.