×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy minatorët e vdekur mbesin nën rrënoja, nënkryetari i Novobërdës jep detaje

    FrontOnline
    02 Qershor 2020

    Dy minatorë të Minierës së Artanës kanë humbur jetën sot si pasojë e shembjes së dheut në galerinë kryesore.

    Ata po vazhdojnë të qëndrojnë nën rrënoja pasi pesha e gurit që u shemb është shume e madhe.

    Lidhur me këtë për Front Online ka folur nënkryetari i Komunës së Novobërdës, Bajrush Imeri.

    Ai tha se dy minatorët e vdekur ende janë nën rrënoja, pasi që siç tha ai, pesha e gurit që ka rënë nga letërsia është e madhe dhe nuk mund të lëvizet.

    “Punëtorët kanë qenë të pajisur me pajisje mbrojtëse, por puna në minierë  është   e rrezikshme. Ne nuk kemi pasur asnjëherë raste të tilla në minierë dhe kemi konsideruar se miniera është e sigurt. Nuk  ka qenë e pritur të ndodh kjo, por në një moment ka rënë nga lartë një guri ku pesha e tij është e madhe. Ai guri me dorë nuk mund të lëvizet, duhet të përdoren pajisje ose të minohet vendi në mënyrë që ta lëvizim atë. Personat e vdekur ende janë nën rrënoja pasi që pesha e gurit që ka rënë është e madhe”, deklaroi Imeri për Front Online.

    Nënkryetari i komunës, tha se nuk ka persona të tjerë të lënduar,

    “Nuk ka persona tjerë, ne kemi biseduar me dy minatorët tjerë kur ka ndodhur ngjarja tragjike ku kanë qenë duke punuar si ekip bashkërishtë. Njëri ka qenë më larg ndërsa tjetri më afër, por në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Dheu i ka  zënë dy minatorë, ndërsa të tretin e ka lënduar në këmbë, por më pas mjeku ia dha ndihmën e parë, nuk është ndonjë lëndim i rëndë”, u shpreh ai për Front Online.

    Ai tha se për t’iu dalë në ndihmë, në vendin e ngjarjes kanë dalë FSK-ja, Zjarrfikësit, Policia e Kosovës, dhe Prokurori./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.