×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy komuna të reja shtohen në zonën e kuqe

    FrontOnline
    15 Janar 2021

    Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

    Këto masa kanë hyrë në fuqi që nga sot dhe do të rishikohen pas dy javësh. Sot është bërë edhe rangimi i komunave sipas zonave bazuar në numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100 mijë banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.

    Me rangimin e ri, pjesë e zonës së kuqe janë edhe Podujeva dhe Mitrovica e Jugut. Komuna të tjera që janë pjesë e zonës me rrezik të lartë të infektimit janë edhe Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Zveçani, Mitrovica e Veriut dhe Leposaviqi.

    Ndryshime ka pasur edhe në zonën e verdhë. Aktualisht pjesë e kësaj zone janë: Vushtrria, Gjilani, Lipjani, Suhareka, Shtimja dhe Vitia.

    Ndërkohë, në zonën e gjelbër janë 23 komuna: Pejë, Kllokot, Ferizaj, Malishevë, Deçan, Kamenicë, Skenderaj, Rahovec, Junik, Gjakovë, Shterpcë, Klinë, Istog, Novobërdë, Prizren, Drenas, Kaçanik, Hani i Elezit, Dragash, Graçanicë, Mamushë, Partesh dhe Ranillugë.

    Ndryshe, me masat e reja, operatorëve ekonomik në zonën e kuqe iu lejohet të punojnë deri në orën 21:00, derisa ndalohet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 21:30 deri në orën 05:00.

    Për komunat që gjenden në zonën me rrezik të mesëm do të zgjatet orari i punës së gastronomisë dhe qendrave tregtare nga ora 05:00 deri në orën 22:00.

    E në komunat që janë në zonën e gjelbër, operatorët ekonomik do lejohen të punojnë nga ora 05:00-22:00. Në të njëjtën periudhë lejohen të punojnë edhe qendrat e tregtare

    Njoftimet nga KEDS, vendet që s’do të kenë rrymë nesër
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi ka marrë pjesë në takimin e grupit punues për migrim, të ftuar nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qytetarët e Kosovës kanë menduar në vitin 2019 e...
    Lajme26 Prill 2024
    Qëndrimin e tij në Berlin, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e përmbylli me një takim bilateral me ministren e Punëve...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    “Nuk besoj që ka shqiptarë me mendë në krye, që është psiqikisht i shëndoshë  mundet me qenë antiamerikan. Vetën ndonjë person i...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h, ka identifikuar shoferin...
    Lajme26 Prill 2024
    Të hënën është diskutuar për situatën në Kosovë në seancën e Këshillit të Sigurisë të Organizatës së Kombëve të Bashkuara ku vendi...
    Sport26 Prill 2024
    Futbollisti legjendar dhe ikona e Barcelonës, Romario, është kthyer nga pensionimi në moshën 58-vjeçare. Braziliani ka nënshkruar për klubin e tij të...
    Sport26 Prill 2024
    Valon Zymberi dhe anëtarët e tjerë nga kryesia e klubit të Dritës janë liruar. Ata ishin në masë ndalimi për 48 orë. Sot u mbajt...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    “Nuk ka asnjë urgjencë”, kështu i është përgjigjur kryeministri Edi Rama i kërkesës së kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.