×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

    FrontOnline
    26 Tetor 2024

    Një dron rus e ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas dhe vendet përrreth.

    Serhiy Popko, shef i administratës ushtarake të Kievit, tha se zjarri i ka përfshirë edhe disa banesa në këtë ndërtesë në qark perëndimor të qendrës së qytetit.

    Nuk është raportuar për viktima deri tani. Popko tha se shërbimet emergjente janë në vendin e ngjarjes.

    Një fotografi e postuar në rrjetet sociale shfaq një ndërtesë të lartë të mbuluar me tym dhe flakë që digjeshin në një nga katet e sipërme.

    “Katet e sipërme janë përfshirë nga zjarri në një ndërtesë të lartë në rrethin Solomianski, të goditur nga një dron armiku”, tha kryetari i Kievit, Vitaliy Klitschko, në Telegram.

    Sirenat ranë rreth orës 21:00 për Kievin dhe rajonin përreth qytetit, si dhe në disa rajone të tjera. Sirenat paralajmëruan se dronë Shahed po lëviznin drejt perëndimit nga rajoni i Çernihivit.

    Para sulmit në Kiev, Popko paralajmëroi se dronë ishin nisur drejt Kievit dhe u kërkoi njerëzve të strehoheshin.

    Zyrtarët rajonalë ukrainas thanë të premten më herët se sulmet ruse kanë vrarë dy persona dhe kanë plagosur gjashtë të tjerë në dy zona të Ukrainës.

    Në rajonin lindor të Donjeckut, trupat ruse goditën një zyrë postare, duke vrarë dy persona dhe plagosur një tjetër, raportoi guvernatori rajonal Vadym Filashkin.

    “Rusët kanë kryer sërish sulm të qëllimshëm ndaj një objekti civil – një zyrë postare – dhe kanë dëmtuar gjithashtu ndërtesa administrative”, tha Filashkin.

    Në rajonin jugor të Hersonit, bombardimet e mëdha ruse në 27 vendbanime, përfshirë qytetin Herson, plagosën pesë civilë, raportoi guvernatori rajonal Oleksandr Prokudin në Telegram.

    “Forcat ushtarake ruse kanë sulmuar infrastrukturën kritike, kullat e komunikimit dhe zonat e banuara”, tha Prokudin./REL

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Tetor 2024
    (Radio Evropa e Lirë) – Hetimi ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili u arrestua më 21 tetor nën akuzat për korrupsion,...
    Bota/Rajoni26 Tetor 2024
    Superylli i muzikës Beyonce iu bashkua zëvendëspresidentes Kamala Harris në një tubim të fushatës në Hjuston të premten, ku fokusi i natës...
    Bota/Rajoni26 Tetor 2024
    Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur natën e së premtes në bypass-in e Fierit. Sipas policisë, një 31-vjeçar ka aksidentuar për...
    Të tjera
    Lajme26 Tetor 2024
    Sulmi fizik ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri po del të jetë politik. Korab Lulaj dhe Dukagjin Lulaj, të cilët janë ndaluar...
    Lajme26 Tetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri, pasi ky i fundit është sulmuar fizikisht nga dy persona...
    Lajme26 Tetor 2024
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, i cili njëherësh është edhe kryetar i Mitrovicës, ka reaguar pas sulmit fizik ndaj Kryetarit...
    Lajme26 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Alush Gashi, e ka dënuar në termat më të ashpër sulmin ndaj Nënkryetarit të kësaj partie dhe...
    Bota/Rajoni26 Tetor 2024
    Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur natën e së premtes në bypass-in e Fierit. Sipas policisë, një 31-vjeçar ka aksidentuar për...
    Lajme26 Tetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bashkë me kryetarin e Lipjanit, Imri Ahmeti, kanë shkuar në Pejë në vizitë tek kryetari Gazmend Muhaxheri,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.