Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtoresha e Pulmologjisë: S’jemi vend i pasur që çdo pacient me simptoma të testohet

    FrontOnline
    19 Gusht 2020

    Drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë në QKUK Rukije Mehmeti ka thënë se rastet që janë pranuar në klinikë, si të dyshuar apo pozitiv me COVID-19, kanë qenë shumë të rënda.

    Ajo ka thënë se kritikat pse pacientët e dyshuar me COVID-19 ndodh që shtrihen bashkë me pacientët tashmë të konfirmuar si pozitiv është për shkak se kjo shpesh herë është mundësia e vetme për të shpëtuar jetë.

    “Meqë kemi një numër shumë të madh të rasteve dhe Klinika e Mushkërive nuk i plotëson kushtet për trajtimin e sëmundjeve siç është COVID-19 unë them se kjo është një luftë dhe në luftë nuk zgjedhet terreni. Mundësia jonë e vetme ka qenë që ta ndihmojmë pacientin në momentin kur ai ka nevojë. Kam dëgjuar dhe lexuar që janë dy raste pozitive me një rast negativ ose raste në pritje. Ka disa momente kur nuk na lejon të zgjedhim që do të thotë se edhe përkundër të gjitha rregullave mundësia e vetme që është t’ia shpëtojmë jetën pacientit është ta shtrijmë në spital për t’ia dhënë terapinë dhe oksigjenin”, tha ajo në Klan Kosova.

    Ajo tha se, rastet që shkojnë në spital nuk janë raste të lehta.

    “Janë raste të rënda që kanë ndryshime radiologjike të dyanshme që janë shumë të dyshimta për COVID-19, edhe pse ndonjëherë mund të na vijnë për COVID-19 negativ, mirëpo nuk do të thotë se nuk janë COVID-19 pozitiv, sepse ky test as në vendet më të zhvilluara të botës nuk është 100 për qind i saktë. Pacienti që ka ndryshime radiologjike edhe nëse ka rezultuar negativ për neve është COVID-19 pozitiv. Ne u mësuam me këto ndryshime, sepse ndoshta në fillim kur i kemi parë kanë qenë të dyshimta, por tash 100 për qind jemi të sigurt kur e shohim një ndryshim radiologjik”.

    Mehmeti ka deklaruar se ka pasë raste kur në 100 pacientë të shtrirë në klinikën që ajo e drejton vetëm katër ose pesë prej tyre kanë qenë pa oksigjen.

    “Kanë qenë raste shumë të rënda dhe ka qenë ngarkesë shumë e madhe si për mjekët ashtu edhe infermierët të cilët janë të detyruar që në çdo të tretën ditë të kujdestarojnë”.

    Drejtoresha e Pulmologjisë ka thënë se është e pamundur që në Kosovë të testohen të gjithë ata që kanë simptoma ose dyshime për infektim nga COVID-19.

    “Kur e kemi gripin, a i testojmë krejt popullatën për grip? Nuk i testojmë. Nuk jemi vend i pasur që çdo pacient me simptoma të testohet. E bëjmë ekzaminimin radiologjik dhe analizat e gjakut dhe e parashohim se çka do të ndodhë, por pacientit i thuhet çdo herë që për çdo keqësim të lajmërohet”.

    “Në Kosovë ekziston edhe turpi nga sëmundja, sepse thonë ‘nuk vij në spital, sepse më thonë se e ke COVID-19’. Përpos simptomave të rënda është edhe turpi, prandaj nuk vijnë në spital deri në momentin e fundit kur mbështeten për muri”.

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme08 Qershor 2023
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar partitë opozitare për reagimet e tyre ndaj situatës politike në Kosovë. Limaj ka vënë...
    Lajme08 Qershor 2023
    Deputeti i PDK-së dhe ish-komandanti i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka gabuar që...
    Lajme08 Qershor 2023
    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Alastair King-Smith, tha se mbeten të shqetësuar për tensionet në veri të Kosovës duke shtuar...
    Të tjera
    Lajme08 Qershor 2023
    Deputeti i VV-së Armend Muja nuk ka pranuar se ka përplasje mes Kosovës dhe aleatëve kyç, SHBA-së dhe BE-së sa i përket...
    Vip08 Qershor 2023
    Xhuli, ditët e fundit po kalon pushimet në Turqi. Por, me postimin e fundit të Atdheut, u kuptua se edhe ai është...
    Lajme08 Qershor 2023
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku është kryetari i parë që nuk e ka përjashtuar mundësinë e parë që...
    Lajme08 Qershor 2023
    Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, ka thënë se nëse diçka ndodhë në Kosovë, situata mund të eskalojë shpejt. E para e shtetit...
    Lajme08 Qershor 2023
    Nisma e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për ta rrëzuar Qeverinë Kurti II nuk duket se po merr përkrahje nga partitë tjera...
    Bota/Rajoni08 Qershor 2023
    Ditën e sotme është publikuar lista e vendeve më pak të lumtura në botë. Sipas “indeksit të mjerimit” vjetor, varfëria, inflacioni dhe...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.