×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Drejtësia vonon, por nuk harron”: Ish-presidenti i Sudanit gjykohet për puçin e para 31 vjetëve

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Ish-presidenti i Sudanit, i cili është rrëzuar nga pushteti përmes protestave, Omar al-Bashir, ka dalë në gjyq në kryeqytetin Khartoum në lidhje me puçin ushtarak përmes të cilit kishte ardhur në pushtet para më shumë se tri dekadave.

    Burri 76-vjeçar, që tashmë është dënuar për korrupsion, mund të dënohet me vdekje, nëse shpallet fajtor për rolin e tij në puçin e vitit 1989, shkruan “BBC”, transmeton Express.

    Bashkë me të, në këtë proces gjyqësor po gjykohen edhe 20 ish-zyrtarë. Bashir u rrëzua nga pushteti vitin e kaluar pas protestave masive dhe të vazhdueshme.

    Kryengritja civile kishte nisur në fund të vitit 2018, fillimisht si shprehje e pakënaqësisë për ngritjen e çmimit të bukës, por shpejt u shndërrua në thirrje për t’i dhënë fund pushtetit të gjatë të Bashirit.

    Më 11 prill 2019, ushtria kishte njoftuar se ish-presidenti është rrëzuar nga pushteti dhe është arrestuar.

    Në gusht të atij viti ishte formuar një qeveri kalimtare, e përbërë nga zyrtarë të lartë ushtarakë dhe figura civile.

    Bashir është person i kërkuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve për shkak të dyshimeve për krime lufte dhe gjenocid në rajonin e Darfurit.

    Më 30 qershor të vitit 1989, Bashir kishte ardhur në pushtet përmes puçit ushtarak kundër qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike, që për kryeministër e kishte politikanin Sadiq al-Mahdi.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani konsideron se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të Presidentes Vjosa Osmani. Sipas...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj deklaratës së Aleksandër Vulinit. Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Dy policë të forcave “Shqiponja” në Shqipëri janë lënduar mbe gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim. Dyshohet se...
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.