
Fjalët gjithmonë premtojnë, ndërsa veprat flasin, ka deklaruar kryetari i të ashtuquajturit këshillit të parlamentit serb për Kosovë, Millovan Drecun me rastin e zgjedhjes së Qeverisë së re të Kosovës, duke pretenduar se ka shumë rezerva se çfarë do të bëjë kjo qeveri.
“Duhet të presim se si do të jetë sjellja e kësaj qeverie të re, sepse të gjitha qeveritë e gjertanishme kanë premtuar shumë kur bëhet fjalë për çështjen e pozitës së popullit serb dhe për dialog me Serbinë, e në të vërtetë kanë bërë gjithçka të kjo të pamundësohet”, ka thënë Drecun për RTS.
Konsideroj se kryeministri i ri Avdullah Hoti plotësisht e ka mbyllur hapësirën për bisedime me Serbinë me atë çfarë tha në ekspozenë e tij.
“Mendoj, mund të bisedohet, por pa rezultate, nëse ata i përmbahen atyre qëndrimeve. Nëse ai thotë se bisedimet me Serbinë do të zhvillohen në kuadër të Kushtetutës e cila e definon Kosovën si shtet, dhe nëse thotë se bisedimet do të përfundojnë me njohje të ndërsjellët, atëherë nuk do të ketë rezultate”, ka pretenduar Drecun.
“Kur i dëgjoni qëndrimet e tilla dhe kur keni parasysh atë rezolutë të cilën e ka miratuar Prishtina për parimet për bisedime me Beogradin, atëherë e shihni se këtu nuk ka hapësirë për çfarëdo zgjidhje kompromisi dhe se qëllimi i shqiptarëve dhe të atyre të komunitetit ndërkombëtar të cilët janë përkrahë tyre, ta detyrojnë Beogradin që nëpërmes të “njëfarë” marrëveshjeje juridikisht të obligueshme ta njohë shtetin e Kosovës”, ka pretenduar Drecun./Insajderi.