×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Dr. Fauci: Kujdes me hapjen e shkollave; fëmijët të rrezikuar

    FrontOnline
    15 Maj 2020

    Zyrtari i shëndetit publik Anthony Fauci debatoi me një senator të martën për çështjen se kur duhen rihapur shkollat amerikane.

    Dr. Fauci pranoi se nuk është ai që thotë fjalën e fundit për vendime të lidhura me pandeminë, por paralajmëroi që të mos tregohemi shumë të bindur se rreziku është i vogël ndaj fëmijëve, pasi ende dimë shumë pak për këtë aspekt.

    Një senator republikan, partia politike e Presidentit Donald Trump, vuri në pikëpyetje saktësinë e modelit që mat trajektoren e pandemisë.

    “Megjithë respektin që kam për juve, Dr Fauci, nuk mendoj se jeni fjala e fundit. Nuk mendoj se ju jeni personi që merr vendimet. Ne mund të dëgjojmë këshillat tuaja, por ka njerëz nga ana tjetër që thonë se nuk do të ketë një rritje (të virusit) dhe se ne mund ta hapim me siguri ekonominë, dhe faktet e mbështesin këtë. Por nëse i mbajmë fëmijët jashtë shkollës edhe për një vit tjetër, ajo që do të ndodhë është se fëmijët e varfër që nuk kanë një prind në gjendje t’u japë mësimdhënie në shtëpi, nuk do të mësojnë për një vit të plotë. Dhe unë mendoj se ne duhet të shqyrtojmë modelin suedez dhe duhet të shohim si t’i lejojmë fëmijët tanë të kthehen në shkollë. Mendoj se është një gabim shumë i madh nëse nuk i hapim shkollat në vjeshtë”, tha Senatori republikan Rand Paul.

    Dr. Fauci, i cili sapo kishte paralajmëruar ligjvënësit për rrezikun, reagoi duke vënë në dukje se ai është shkencëtar dhe flet vetëm për aspekte shkencore.

    “Asnjëherë nuk e kam bërë veten të jem zëri i fundit dhe i vetëm në këtë. Unë jam një shkencëtar, mjek dhe zyrtar i shëndetit publik. Jap këshilla sipas të dhënave më të mira shkencore. Ka një numër njerëzish të tjerë që japin këshilla më shumë të lidhura me gjërat që përmendët, për nevojën për ta rikthyer vendin përsëri ekonomikisht. Unë nuk jap këshilla për gjërat ekonomike. Unë nuk jap këshilla për asgjë tjetër përveç shëndetit publik… Së dyti, duhet të jemi ‘modestë’ për ato që nuk dimë. Mendoj se nuk dimë gjithçka rreth këtij virusi. Dhe me të vërtetë duhet të jemi shumë të kujdesshëm, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët, sepse sa më shumë mësojmë, ne po shohim gjëra që mund të bëjë ky virus që nuk i kemi parë nga studimet në Kinë ose në Evropë”, tha Dr. Fauci.

    Dr. Fauci përmendi rastet e një sindrome që mendohet se lidhet me koronavirusin dhe që ka vrarë të paktën tre fëmijë deri më tani në Nju Jork dhe ka dëmtuar dhjetëra të tjerë.

    Sindroma ka simptoma të ngjashme me shokun toksik dhe sëmundjen Kawasaki, si temperaturë, acarime të lëkurës, fryrje të gjendrave, dhe në rastet më të rënda komplikacione të arterieve të zemrës./VOA/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca...
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.