×
  • Lajme
  • Lajme

    Dosje të reja dërgohen në OVL-UÇK, pretendohet se janë dokumente të Speciales

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Në Organizatën e Veteranëve të Luftës, sot janë dërguar dosje të reja, të cilat pretendohen të jenë dokumente të Speciales.

    Në një konferencë për media të organizuar sot, nga OVL e UÇK-së është thënë se personi që ka sjellë dosjet ka qenë tjetër nga rasti i parë.

    Ata kanë thënë se kanë tentuar ta ndalojnë personin, mirëpo që nuk kanë arritur.

    “Ne i kemi quajtur Rrufeja 2, sepse ai tipi ka ikur si rrufeja në orën 15:30, sepse kemi pas një problem dhe s’kemi mujt me e kapë me e ditë kush është ai zotnia.

    Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, para mediave ka treguar dokumentet me të cilat pretendohet se vërtetohen komunikimet mes zyrtarëve të Speciales, me prokurorë e njerëz të “UDB-së” serbe, shkruan lajmi.net.

    “Ne kemi deklaruar më herët që Gjykata Speciale bashkëpunon kryesisht me prokurorinë serbe dhe me Gjykatën Speciale të Serbisë për krime lufte. Po ua tregoj dy fletë në gjuhën serbe. Milorad Veljoviq është drejtor gjeneral i policisë në Serbi që ka qenë në bashkëpunim me prokurorët e Gjykatës. Ne s’kemi kontrullu, sepse kanë ardhë në 15:30, rrufe në shpejtësi shumë të madhe”, tha ai.

    Ndërkaq, nënkryetari i OVL-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se ka pasur mbi 130 komunikime me drejtorin e Policisë serbe, dhe me zyrtarë të tjerë të aparatit shtetëror të Millosheviqit.

    “Është një absurditet i madh prej një institucioni ndërkombëtar, që të gjithë e kanë votu për ruajtjen e njerëzve. Kjo nuk i përngjanë as gjykatave të xhunglës. Këta e dekonspirun edhe gazetarinë tanë. Krejt çka kam pa është se Clint Ëilliamson ka 57 komunikime me Vukqeviqin. Ka 130 komunikime me drejtorin e Policisë. Pastaj 37 me Dragoljub Stankoviq. Të gjitha këto komunime janë bërë për Drenicë, Jabllanicën, Kleqkën e të tjera. Është kah bashkëpunon drejtpërdrejtë me njerëzit e aparatit të Millosheviqit. Në këtë formë, po i amnestojnë ata dhe po i hetojnë shqiptarët”, ka thënë ai.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.