×
  • Lajme
  • Lajme

    Dorëzohet në Prokurori peticioni “Drejtësi për Kujtimin”, kërkohet të dënohet vrasësi i 11 vjeçarit

    FrontOnline
    31 Gusht 2020

    Gazmend Qyqalla, aktivist i shoqërisë civile tha se në njëvjetorin e vrasjes dhe përdhunimit të 11-vjeçarit nga Fushë-Kosova, kishin nisur një peticion për të kërkuar drejtësi për Kujtimin.

    Më 11 korrik 2019, poshtë shkallëve të një kompleksi banesor në lagjen “Xhemail Mustafa”b të Fushës Kosovës, ishte gjetur i vdekur 11-vjeçari Kujtim Veseli. Ai dyshohet se u dhunua seksualisht dhe pastaj u vra.

    Njoftimi i plotë:

    Sot kemi pasur ta mbajmë një tubim paqësor me 10 deri në 20 pjesëmarrës, para objektit të Prokurorit të Shtetit mirëpo Policia e Kosovës, më 27 gusht 2020 ka nxjerrë vendim për ndalimin e këtij tubimit.

    Ne këtë vendim e cilësojmë si të padrejtë, të paligjshëm dhe diskriminues, prandaj kemi parashtruar padi kundër Policisë më 28 gusht 2020 në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Arsyetimi i Policisë se nuk janë plotësuar kushtet e sigurisë lidhur me pandeminë COVID-19 për mbajtjen e tubimit janë të pabaza pasi që ne kemi pasur për qëllim ta mbajmë distancën fizike prej 2 metrash dhe t’u sigurojmë të gjithë pjesëmarrësve maska mbrojtëse. Presim që lidhur me këtë proces, gjykata të na ftojë në seancë gjyqësore sa më parë, pasi që si padi për diskriminim, padia jonë duhet të trajtohet në procedurë të përshpjetuar.

    Përpos këtij procesi lidhur me fushatën Drejtësi për Kujtimin, ne kemi parashtruar edhe një ankesë ndaj Këshillit Prokurorial të Kosovës te Avokati i Popullit për refuzimin e qasjes në dokumente publike.

    Më 1 korrik 2020, ne kemi kërkuar nga KPK që të na e sigurojë Vendimin e shkallës së parë dhe Raportin Hetimor për procedurën disiplinore të zhvilluar ndaj Prokurorit Ruhan Salihu, i cili është mbajtë përgjegjës për shkelje disiplinore lidhur me trajtimin e rastit të Kujtimit. Këto dokumente janë dokumente publike. Refuzimi i qasjes nga KPK është i padrejtë dhe i paligjshëm prandaj kemi parashtruar ankesë te Avokati i Popullit.

    Sot, më 31 gusht 2020 e kemi dorëzuar peticionin Drejtësi për Kujtimin!, të nënshkruar nga 1254 qytetarë të Republikës së Kosovës dhe 31 shtetas të huaj, në tri institucione të ndryshme. Ky peticion i përmban tri kërkesa:

    1. Nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit: kërkim falje publike ndaj familjes së Kujtim Veselit për shkeljen e të drejtës së tij në jetë dhe neglizhimin e rastit.

    2. Nga Kryeprokurori i Shtetit dhe Prokuroria e Shtetit: inicimi i hetimeve të pavarura penale të prokurorëve dhe zyrtarëve policorë përgjegjës për rastin, si dhe dhe sjelljen para drejtësisë të personave përgjegjës për mos-kryerjen e detyrës zyrtare dhe shkeljen e statusit të barabartë të shtetasve të Republikës se Kosovës.

    3. Nga Qeveria e Kosovës: kompensim për shkelje të të drejtave të njeriut për familjen e Kujtim Veselit.

    Sa i përket procedurës ndaj S.O.-së Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, më 27 prill 2019 ka ngritur Aktakuzë ndaj të Akuzuarit S.O. për vrasje të rëndë nga neni 173, paragrafi 1.1. i Kodit Penal të Kosovës dhe për dhunim nga neni 227, paragrafi 9 dhe 7, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Kosovës. Në shqyrtimin fillestar gjyqësor, S.O. e ka pranuar fajësinë për veprën penale dhunim seksual por, e ka mohuar përgjegjësinë për vrasje të rëndë. Si rrjedhojë e kësaj, mbrojtësi i të Akuzuarit ka parashtruar kërkesë për hedhjen e aktakuzës sa i përket pikës së akuzës për vrasje të rëndë të cilën padrejtësisht e ka miratuar Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime

    të Rënda. Pas ankesës së Prokurorisë, Gjykata e Apelit e ka prishur vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe e ka kthyer akuzën për vrasje të rëndë në procedurë të rregullt.

    Me ta pranuar këtë vendim, ne kemi parashtuar kërkesë për zgjerimin e aktakuzës te Prokurorja e ngarkuar me lëndën e Kujtimit. Kjo pasi që aktakuza e parashtruar ndaj S.O. i përfshin vetëm veprimet e tij kriminale të datës 11 korrik 2019 mirëpo, nuk e përfshin dhunimin e Kujtimit në janar 2019, për të cilin ekzistojnë prova për të mbështetur dyshimin e bazuar mirë për kryerje të veprës penale.

    Ne e konsiderojmë se aktakuza duhet patjetër të përfshijë edhe dhunimin e Kujtimit në janar 2019, dhe se aktakuza pa përfshirjen e kësaj vepre është e mangët dhe nuk e adreson në plotni përgjegjësinë penale të kryesit. Veçimi i veprimeve kriminale të të Akuzuarit vetëm për datën 11 korrik 2019, do ta çojnte një mesazh të gabuar te dhunuesit seksual të fëmijëve, që vetëm nëse e vrasin viktimën do të ndiqen penalisht, përndryshe mund të dhunojnë fëmijë pa u penguar nga askush. I njëjti mesazh i gabuar do t’i përcillej edhe vetë të Akuzuarit. Të gjitha këto ia kemi thënë Prokurores në kërkesën tonë për zgjerimin e aktakuzës së datës 26 gusht 2020.

    Gjykata Themelore në Prishtinë e ka caktuar seancën e shqyrtimit gjyqësor për akuzën ndaj S.O. për vrasje të rëndë të mërkuren e ardhshme, më 9 shtator 2020. Në këtë seancë ne do të kërkojmë nga gjykata që ta shpallë fajtor dhe ta dënojë të akuzuarin S.O. për vrasjen e Kujtimit meqë kjo vërtetohet përtej çdo dyshimi nga provat e mbledhura nga Policia e Kosovës, Agjencia Kosovare Forenzikës, Departamenti i Mjekësisë Ligjore, dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me grupin parlamentar ‘Bllokun e Progresit’ i kryesuar nga shefi i...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Deri në dy orë po vijojnë pritjet për të hyrë nga Jarinja në Kosovë. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kombëtar, edhe te...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme bore deri të mërkurën, ndërsa nga e enjtja...
    Të tjera
    Vip22 Dhjetor 2024
    Këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Ana Kabashi shpesh ndan fotografi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Edhe sot...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një helikopter i një spitali u rrëzua mëngjesin e së dielës në Turqinë jugperëndimore, duke vrarë të katër personat në bord. Dy...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha përmes një postimi në Facebook ka thënë se ndalimi i TikTokut është, siç u...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar në Facebookun e tij pamje nga Porti i Durrësit. Ai është shprehur se numri i...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në Muçibabë po zgjasin një orë. E në...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një 69-vjeçar ka humbur jetën sot në Korçë, pasi ka rënë nga rimorkio e traktorit. Policia ka bërë të ditur se 69-vjeçar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.