×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Donatorët ndërkombëtarë premtojnë ndihmë pas shpërthimit në Bejrut

    FrontOnline
    10 Gusht 2020

    Kombet e Bashkuara vlerësojnë se Libanit i duhen afro 117 milionë dollarë ndihmë urgjente pas shpërthimit në portin e qytetit më 4 gusht, nga i cili u vranë më shumë se 160 njerëz, u plagosën mijëra, dhe mbetën pa shtëpi rreth 300.000 banorë.

    Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe Kombet e Bashkuara bashkë-organizuan konferencën ndërkombëtare të donatorëve , e cila u mbajt online.

    Me dhjetëra vende njoftuan se kanë ndarë ndihma për Libanin.

    Një komunikatë nga samiti nuk dha një shumë përfundimtare të mjeteve të zotuara në konferencë, por zyra e Macronit tha se janë mobilizuar gjithsej 298 milonë dollarë.

    Udhëheqësit botërorë thanë se ndihma do t’i jepet “drejtpërdrejt popullatës libaneze, me efikasitet dhe transparencë maksimale” për shkak të shqetësimit për korrupsionin endemik të qeverisë.

    Ata gjithashtu ofruan mbështetje për një “hetim të paanshëm, të besueshëm dhe të pavarur” për shpërthimin, pasi shumë libanezë kanë humbur besimin në qeverinë e tyre, shkruan Rel, transmeton Klan Kosova.

    Para se të fillonte konferenca e donatorëve, protesta të dhunshme janë mbajtur në rrugët e Bejrutit.

    Zyrtarët libanezë kanë thënë se shpërthimi ndodhi në një depo të kimikateve, të cilat ishin ruajtur në mënyrë jo të sigurtë për vite të tëra.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.