Ka vdekur doktori nga Vitia, Fadil Zuka. Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët e tij.
I ndjeri ishte i infektuar me Covid-19. Sipas informacioneve ai vuante edhe nga diabeti.
Mediat lokale njoftojnë se Zuka, gjatë viteve 90-ta, si pjesë e sistemit shëndetësor në kuadër të Shoqatës “Nëna Terezë, pastaj kishte punuar edhe në Pozheran.
I ndjeri shquhej për humanitet dhe si punëtor shembullor ka lënë mbresa dhe kujtime tek të gjithë qytetarët vitias.
Doktor Fadil Zuka, i takonte gjeneratës së mjekëve që ishin të persekutuar nga regjimi serb dhe kishin bërë shumë sakrifica për të ju shërbyer popullatës shqiptare që nga vitet e 90-ta, njoftojnë mediat lokale.
Telegram ngushëllimi familjes i ka dërguar edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti.