×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Dodik: Nuk lejojmë që Bosnja ta njohë Kosovën

    FrontOnline
    06 Tetor 2020

    Bosnja e Hercegovina nuk do ta njohë Kosovën sepse për këtë nuk pajtohet Republika Serbe. Mund të bashkëpunojmë vetëm ekonomikisht.

    Kështu u shpreh anëtari serb i presidencës boshnjake, Milorad Dodik, pas një takimi që pati me një delegacion suedez, i udhëhequr nga ministrja për Punë e Jashtme.

    “Edhe ministres, e edhe kolegëve të saj, i thash se Republika Serbe nuk dëshiron, dhe nuk do ta japë miratimin që Bosnja e Hercegovina ta njohë Kosovën, por se ekziston mundësia që raportet, mbi të gjitha ato ekonomike, të relaksohen përmes ‘Mini-Schengenit’, dhe më vjen mirë që edhe dy anëtarët tjerë, pak me rezerva, e kanë pranuar propozimin tim që BeH-ja të bëhet anëtare e ‘Mini-Schengenit’”, tha Dodiku, duke shtuar se vendimin për njohjen e Kosovës nuk e kanë marrë as pesë nga shtetet anëtare të BE-së.

    Madje, ai tha se përpos që Bosnja nuk do ta njohë Kosovë, vendi nuk do të bëhet as anëtar i NATO-s.

    “BeH-ja nuk ka pajtueshmëri për NATO-n dhe se rreth kësaj, kohë pas kohe, zhvillohen diskutime të nxehta, ndërsa të gjithë e dimë se edhe vetë Suedia nuk është anëtare e NATO-s, dhe vetë ministrja e pranoi se nuk janë anëtar e as që planifikojnë të bëhen”, deklaroi anëtari serb i presidencës boshnjake.

    Ai tha se Bosnja mund të ketë bashkëpunim me NATO-n përmes ndonjë marrëveshjeje, mirëpo anëtar nuk do të bëhet. /Zeri

    Zgjerimi i Comoditës në SHBA: “Nap Queen Sleep”, krenaria e shqiptarëve
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Lituanisë tha se avionët e NATO-s që gjenden në shtetet e Baltikut duke të rrëzojnë dronët rusë që...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Drejtoresha për Sistem dhe Politika Shëndetësore në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, me vërejtje ndaj sistemit shëndetësor në Maqedoninë e Veriut. Ajo thotë...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Ish-kryetari i PS dhe ish kryeministri shqiptar, Fatos Nano përsëri me probleme shëndetësore. Dy burime të pavarura nga njëri-tjetri, i konfirmuan Top...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur e bindur se kandidati i partisë së saj për kryeministër, Bedri Hamza, është më i...
    Lajme11 Shtator 2024
    Njëri nga të plagosurit nga rasti Capat-Sekiraqët, është liruar dje nga spitali. Ai ishte duke marrë trajtim në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Kjo...
    Sport11 Shtator 2024
    Ylli i futbollit portugez dhe një nga lojtarët më të njohur në botë, Cristiano Ronaldo, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ngritur aktakuzën ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Nacionale e siguroi aktakuzën...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për 19 vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Kurti e ka nisur postimin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, ka bërë të ditur se ka përfunduar transferimin e materialit arkivor– pjesë e fondeve arkivore të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.