×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Biznes

    Ditë të zeza për bizneset në Kosovë

    FrontOnline
    05 Gusht 2020

    Ekonomia kosovare po kalon në turbulencën më të thellë që nga paslufta për të cilën asnjëherë as ndërmarrësit, e as institucionet shtetërore nuk janë ballafaquar me këto probleme ku burimi kryesor i këtyre krizave është pandemia COVID-19.

    Rreth pesë mijë biznese pritet që të mbyllen dhe shuhen gjatë këtij viti në Kosovë si pasojë e pandemisë COVID-19.

    Deri me tani sipas statistikave të ASK-së nga muaji prill deri në muajin qershor janë mbyllur zyrtarisht 150 kompani që i bie mesatarisht nga dy biznese tw mbyllen çdo ditë.

    Mirëpo, këto statistika nuk janë reale. Sipas kryetarit të Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, në realitet numri i bizneseve të mbyllura është 10 herë më i madh se ai i statistikave të raportuara nga institucionet shtetërore.

    “Statistikat që tregojnë prej institucioneve shtatore janë ato që janë mbyllur zyrtarisht ato janë 10 herë me pak se ato që kanë pushu aktivitetin e vet dhe nuk gjenerojnë të hyra për shtetin me muaj të tërë”, thotë ai

    Sektorët e bizneseve që janë mbyllur si pasojë e pandemisë, sipas Shahinit, kryesisht kompani që kanë pushu aktivitetin e vet e që merren me transport, që merren me gastronominë, hotelerinë po ashtu ka kompani përpunuese por edhe shërbyese.

    “AKB e vlerëson se këtë vit do të kemi numërim më të madh të bizneseve të mbyllura, të bizneseve të shuara dhe të pushuara. Mbyllja e bizneseve në Kosovë është tepër e rëndë dhe shumë biznese e kanë mbyllur aktivitetin e vet dhe nuk kanë ndjekur procedurat për ta mbyll zyrtarisht. Prandaj aleanca e vlerëson se nëse shkon ky trend deri në fund të vitit ne mund të kemi të mbyllura më shumë se pesë mijë kompani dhe kjo është tepër shqetësuese për vendin dhe institucionet e vendit”, deklaron Agim Shahini.

    Edhe Oda e Afarizmit të Kosovës është shumë e shqetësuar për rënien e vazhdueshme të numrit të bizneseve, e cila po vjen si rezultat i rritjes së vështirësive të të bërit biznes në Kosovë.

    “OAK është e shqetësuar për mos reagimin e shpejtë të institucioneve të vendit në përputhje me situatën ashtu siç kanë vepruar të gjitha shtetet evropiane dhe te rajonit. Kjo situatë e ka sjellë edhe rënien e numrit të bizneseve dhe rritjen e papunësisë edhe ashtu ekstrem e madhe në krahasim me numrin banorëve në moshë pune”, shprehet kryetari i OAK, Skender Krasniqi

    Krasniqi u shpreh shumë i shqetësuar me mos reagimin e Parlamentit dhe Qeverisë, ku sipas tij kjo do të sjell katastrofë më të madhe se pandemia globale.

    “OAK në kontinuitet i ka bërë dhe i benë thirrje Parlamentit dhe Qeverisë që të zgjohen nga gjumi i rëndë dhe injorimi i madh që janë duke ja bërë situatës dhe të reagojnë me shpejt dhe në përputhje më nevojën që kanë bizneset, përndryshe katastrofën që janë duke e sjellë parlamenti dhe qeveria do të jetë shumë me rëndë se pandemia globale”, u shpreh ai.

    Gjatë periudhës prill-qershor të 2020-ës saktësisht janë shuar 146 ndërmarrje, shkruan arbresh.info.

    Numri ma i madh është në kryeqytet, gjithsej 25 ndërmarrje të shuara, pasuar nga Prizreni me 22 ndërmarrje të shuara.

    Kështu bëhet e ditur në Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë për tremujorin e dytë (TM2) 2020 të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK). Ndërsa pjesa më e madhe e ndërmarrjeve të shuara janë marrë me tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Një numër i madh i bashkëatdhetarëve po vijnë në Kosovë për t’i kaluar festat e fundvitit në gjirin e tyre familjar. E...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Sot mbi Kosovë do të mbajë një mot i vranët, por do të ketë edhe intervale me diell. Temperaturat ditën e diele...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, thotë se është nevojshme që të ketë një format të ri të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat në lidhje me gjendjen në pikat kufitare. MPB ka bërë të ditur se pritjet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat satelitor i internet, Starlink, është funksional tani edhe në...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.