×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Dita më e rëndësishme e jetës suaj

    FrontOnline
    17 Tetor 2022

    Cila është dita më e rëndësishme e jetës tënde?

    Përgjigjja e kësaj pyetjeje është shumë më e thjeshtë nga ç’mendoni. Sot! Sot është dita më e rëndësishme e jetës dhe arsyetimi është fare i thjeshtë.

    E shkuara nuk mund të ndryshohet, ndërsa e ardhmja s’ka ndodhur akoma. Ju s’keni fuqi të bëni asgjë në gjërat që kanë ndodhur apo të përpiqeni të jetoni në të ardhmen. Kjo vetëm sa do të largonte fokusin tuaj nga e tashmja, nga dita më e rëndësishme e jetës- e sotmja. Prandaj, strategjia optimale për këdo është të nxjerrë më të mirën nga momenti që po jetojmë.

    Me të drejtë mund të thoni se si mund të jetë dita më e rëndësishme një ditë e zakonshme pune? Ti je thjesht nëpër takime ose po qëndron ulur në zyrën tënde. Mbase sapo ke bërë një super sherr me njeriun tënd të afërt, ke humbur punën apo dikë nga familja jote. A mbetet ende dita më e rëndësishme e jetës?

    Përgjigja është sërish po! Duke bërë më të mirën tonë gjërat do të bëhen më të thjeshta në afatgjatë për ne, ose të paktën mund ta përballojmë më lehtë situatën që na ka sfiduar për momentin. Duke e injoruar të tashmen dhe vetëm duke pritur që ajo të kalojë vetë s’funksionon. Mund të përballemi sërish me disa sfida të tjera nesër, pasnesër e në vijim. Duke u lutur që e sotmja thjesht të mbarojë sa më shpejt, s’i bën gjërat më mirë.

    Shumë vitë më vonë nga tani, as që do ta mbani mend të sotmen apo se çfarë ndodhi ekzaktësisht. E sotmja do të shkrihet në javë, muaj, vite, por çdo ditë të ndihmon në krijimin e ditëve që do t’i mbash mend gjatë. Dita e dasmës, lindja e parë e fëmijës suaj apo një arritje e madhe në karrierë.

    Çelësi i gjithë këtyre ditëve dhe kujtimeve të shënuara janë pikërisht këto ditët e zakonshme, ato më të rëndëishmet të jetës.

    Duhet t’i kujtoni vetes sapo zgjoheni që vetëm fakti që ju shihni sërish dritë përtej dritares është bekim. Bëjeni të sotmen të rëndësishme dhe jo duke bërë gjëra të jashtëzakonshme. Një gjest i vogël, një ndihmë për dikë në nevojë, një vizitë e papritur tek gjyshja, apo një kompliment koleges janë mjaftueshëm. Bëni vepra të mira çdo ditë.

    Kujtoni se nëse e sotmja nuk ka asnjë kuptim të veçantë për JU, ajo çfarë mund të bëni për dikë tjetër mund të jetë shumë e veçantë dhe me kuptim për ATA. Morali i gjithë kësaj? Merrini të sotmes më të mirën. Edhe nëse është “dita jote më e keqe” shijojeni dhe jetojeni gjer në fund. Mund të përballeni me të nesërmen, javën apo vitin tjetër kur të arrini atje.

    Nga Rubrika
    Lifestyle15 Janar 2025
    Domatet janë më shumë se thjesht një shtesë dekorative për sallatat apo sanduiçet tuaja; kjo perime e lëngshme ka përfitime të shumta...
    Lifestyle14 Janar 2025
    Të marrësh kilogramët që humbe me aq mundim është frustruese! Pavarësisht dietave, ushtrimeve fizike ti “i fitove” sërish, por pse? Ka disa...
    Lifestyle13 Janar 2025
    Një studim në Mbretërinë e Bashkuar sugjeron se një grusht qumështi çdo ditë në një gotë çaji mund të zvogëlojë rrezikun e...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Elmi Reçica, ka shprehur mbështetje për Taulant Haxhiun, njëri ndër afaristët më të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka publikuar një video nga tubimi në Klinë, ku shihet pjesëmarrja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Prof. Dr. Artan Nimani, ka marrë mbështetje të fuqishme nga miqtë dhe...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një avion stërvitor i sigurisë iraniane është rrëzuar në pjesën veriore të vendit dhe për pasojë tre persona humbën jetën. Ngjarja ndodhi...
    Vip15 Janar 2025
    Reperi nga Peja, Gjesti, po dëshmon se është një ndër konkurrentët më të diskutuar dhe të spikatur të këtij edicioni të Big...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Në një tubim masiv në Grabanicë të Klinës, kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj prezantoi programin e koalicionit për “Kosovën Fituese”, duke premtuar...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.