×
  • Lajme
  • Lajme

    Diskutimet për dinarin/Pozitë e opozitë përplasen në qëndrime, ja çfarë thonë

    FrontOnline
    17 Prill 2024

    Të enjten në Bruksel do të mbahet një takim i ri mes dy kryenegociatorëve, atij të Kosovës, Besnik Bislimi dhe kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq.

    Tema që do të diskutohet në këtë takim do të jetë çështja për të gjetur zgjidhje rreth vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin serb, shkruan FrontOnline.

    Edhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të pres kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq për një raund tjetër bisedimesh për të gjetur zgjidhje rreth vendimit të BQK-së për dinarin.

    Derisa pozita thotë se në Bruksel nuk po diskutohet çështja e dinarit serb, por po tentohet të gjendet një mënyrë se si të sjellën paratë në mënyre legale nga Serbia në Kosovë, partitë opozitare e shohin si jo të duhur që kjo çështje të diskutohet në Bruskel.

    Për opozitën kosovare, kjo çështje do të duhej të diskutohej me aleatët dhe se dërgimi i saj si çështje diskutuese në Bruskel është i dëmshëm për Kosovën.

    Pacolli: Në Bruksel po diskutohet se si të gjendet një mënyrë që Serbia t’i sjellë në mënyrë legale paratë në Kosovë

    Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, për FrontOnline thotë se çështja e dinarit nuk po diskutohet në Bruksel, por po tentohet të gjendet një mënyrë se si Serbia do t’i sjellë paratë në mënyrë legale në Kosovë.

    ‘’Nuk po diskutohet për çështjen e dinarit në Bruksel. Atje po tentohet të gjetet një mënyrë se si Serbia ka me i dërguar paratë në Kosovë, pra në mënyrë legale, përmes mënyrës institucionale dhe jo siç i ka dërguar deri tani. Nuk ka dialog për çështjen e dinarit. Tashmë e kemi vendimin e BQK-së që duhet me u respektuar. Bizneset lokale dhe qytetarët atje kanë filluar ta respektojnë, thjeshtë Serbia duhet me gjet një mënyrë se si i sjellë paratë në Kosovë’’, thotë Pacolli për Front Online.

    Ajo thotë se pret nga Serbia të reflektoj dhe ta respektoj vendimin e BQK-së dhe të gjejë mënyrë që t’i sjellë parat në Kosovë.

    ‘’Ne presim që Serbia me reflektuar dhe me respektuar vendimin dhe me gjet mënyrën se si ka me i sjellë paratë në mënyrë ligjore. Ne po insistojmë që Serbia të gjejë një rrugë që është e pranueshme për ti sjellur paratë në Kosovë. Kosova i ka përcaktuar të cilat duhet të i ndjekë Serbia, në mënyrë që ti sjellë paratë në Kosovë’’, thekson ajo për FrontOnline.

    Deputetja Pacolli thotë se Kosova i ka përcaktuar hapat që Serbia duhet  t’i ndjekë sa i përket dinarit.

    ‘’Kosova i ka përcaktuar të cilat duhet të i ndjekë Serbia, në mënyrë që ti sjellë paratë në Kosovë. Serbisë nuk po i konvenon me tregu se deri më tani paratë që i ka dërguar në Kosovë i ka dërguar në mënyrë ilegale, duke financuar krimin dhe terroristët. As në Serbi, Serbia nuk ka treguar se sa para i ka sjellur në Kosovë, prandaj ata duhet me i tregu edhe qytetarëve të vetë atje se sa para i ka sjellur në Kosovë’’, tha për FrontOnline , deputetja Fitore Pacolli

    Shala i LDK-së: Dinari nuk do të duhej të diskutohej me Serbinë, por të adresohej tek aleatët

    Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, në një prononcim për FrontOnline thotë se çështja e dinarit është çështje e brendshme e Kosovës dhe se nuk ka qenë dashur të diskutohet në Bruskel.

    ‘”Kjo është çështje e brendshme e Kosovës dhe nuk do duhej të diskutohej me përfaqësuesit e Serbisë’’, thotë Shala.

    Deputeti Shala shprehet se Qeveria e Kosovës do të duhej që këtë çështje ta adresonte me aleatët, por duke mos e bërë pjesë të dialogut me Serbinë.

     “Qeveria e Kosovës do duhej që çështjen ta adresonte në bashkëpunim me aleatët tanë, pa e bërë pjesë të dialogut me Serbinë’’, thotë deputeti Kujtim Shala për Front Online.

    Deputetja e PDK-së: Nuk pres rezultate pozitive nga takimi në Bruksel, çështja e dinarit po i bën dëm Kosovës

    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi për FrontOnline shprehet skeptike se takimi i së enjtes në Bruksel mes dy krynegociatorëve, atij nga Kosova dhe atij serb do të ketë sukses.

    Ajo thotë se çështja e dinarit serb nuk ka qenë dashur të diskutohet në Bruksel.

    ‘’Fillimisht mendoj që çështjet e brendshme të Kosovës nuk është dashur të diskutohen në Bruksel. Nuk mendoj se na bën nderë që çështjet e brendshme të Kosovës të diskutohen si çështje të dialogut, sepse janë çështje të brendshme që Kosova është dashur vetë të i zgjedhë. Fillimisht nuk besoj se do të ketë një rezultat të veçantë ose pozitiv sepse vetë hyrja e kësaj teme në dialog e ka bërë dëmin e vetë’’ thotë ajo.

    Deputetja Shoshi-Musliu më tej thotë se Qeveria Kurti çështjet e brendshme të Kosovës po i ndërkombëtarizon, sado që ato mund të jenë të drejta ose jo.

     ‘’Kjo Qeveri çështjet e Kosovës po i bën çështje ndërkombëtare dhe këto probleme vazhdojnë dhe ndërlikohen. Këto çështje janë të brendshme pavarësisht që janë të drejta ose jo”, shprehet ajo.

    Ajo thekson se çështje si kjo po i bëjnë dëme Kosovës.

    ‘’Këto çështje nuk i sjellin të mira asgjë Kosovës dhe çështje si kjo duhet të zgjidhen në Kosovë dhe të mos bëhen temë e dialogut në Bruksel’’, u shpreh Musliu-Shoshi.

    IPKO i dhuron Komunës së Fushë Kosovës ekografi të sofistikuar për zbulimin e hershëm të kancerit Konfirmon përkushtimin e saj…
    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2024
    Policia e Rrugor në Ferizaj në rrugën "Driton Islami" ka ndaluar shoferin E.M, shtetas i Francës i moshës 24 vjeçar, i cili...
    Lajme30 Prill 2024
    Bashkimi Evropian mbështet një strukturë të vetme institucionale dhe administrative brenda Kosovës. Kështu është shprehur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano duke u...
    Lajme30 Prill 2024
    Në komunat veriore të vendit është vendosur sistemi i vëzhgimit me kamerë. Lajmin e kanë bërë të ditur Agjencia për Informim dhe...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2024
    Përfaqësuesi ligjor i ish-Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, Faton Fetahu, në emër të Veselit e ka paditur deputetin e Lëvizjes Vetëvendosjë, Visar...
    Lajme30 Prill 2024
    Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se asnjë proces i anëtarësimit të Kosovës nuk do të ishte...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA, Philippe Lazzarini është shprehur se furnizimet me ushqime dhe ndihma të tjera humanitare...
    Sport30 Prill 2024
    Paragllajdisti ynë, Fanol Shala, ka arritur rezultat mbreslënës në Kupën e Botës (seria e dytë) disiplina paragllajding precizion, të mbajtur në Alania...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Një djalë 13 vjeç është vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi në Londër. Autoritetet thanë se sulmin e...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur në Podcastin/dokumentarin e mediumit britanik BBC. Kurti edhe njëherë solli në kujtesë agresionin e Serbisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.