×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Disa gabime që duhet të shmangni gjatë larjes së flokëve

    FrontOnline
    31 Korrik 2020

    Rutina e larjes së flokëve mund të duket e lehtë, por ka disa gabime që mund t’i bëni, të cilat ndikojnë në dehidrimin e tyre dhe këputjen e tyre. Bright Side ka renditur disa nga gabimet që duhet të shmangni dhe rregullat që duhet të ndiqni për të patur flokë të shëndetshëm dhe me shkëlqim, shkruan abcnews.al.

    I lani flokët shumë shpesh

    8 Hair Washing Mistakes You May Be Making

    Sipas ekspertëve mjekësorë, përdorimi i shampos sa herë që lani flokët nuk është e nevojshme për t’i mbajtur të pastra. Shpëlarja e flokëve me ujë disa herë në javë është e mjaftueshme për të hequr papastërtitë. Përdorimi i shpeshtë i shampos largon vajin, i cili është thelbësor për flokët e shëndetshëm, pasi i mban të hidratuar dhe i mbron nga dëmtimet.

    Përdorni një sasi të konsiderueshme shampoje dhe nuk i shpërlani flokët sa duhet

    8 Hair Washing Mistakes You May Be Making

    Shpëlarja e flokëve për të paktën një minutë para se të aplikoni shampon ndihmon në largimin e mbetjeve të produktit që keni aplikuar për kujdesin e flokëve. Shpërlarja e flokëve mirë para se të aplikoni shampon, është një hap thelbësor për t’i larë në mënyrë efektive.

    Aplikoni zbutës për flokët pasi keni përdorur shampon

    8 Hair Washing Mistakes You May Be Making

    Të gjithë i lajnë flokët fillimisht dhe pastaj aplikojnë zbutësin, por duhet të ndiqet një rutinë e kundërt. Aplikimi i zbutësit përpara shampos do t’i bëjë flokët tuaj të duken më voluminoz, metodë e cila funksionon më së miri për flokë të hollë.

    Aplikoni shampo tek majat e flokëve

    8 Hair Washing Mistakes You May Be Making

    Aplikimi i shampos së flokëve tek majat, i dëmton ato. Shampoja duhet të aplikohet tek rrënjët e flokëve që përmbajnë vaj sesa tek majat. Pasi këto të fundit janë më të thata, dhe përdorimi i shampos në këtë pjesë i bën ato të duken më të dehidratuara.

    Masazhoni skalpin e kokës me thonj

    8 Hair Washing Mistakes You May Be Making

    Nuk duhet të aplikoni forcë me thonj për të pastruar skalpin e kokës, pasi mund të shkaktojë gërvishtje dhe infeksion. Flokët janë të brishtë kur janë të lagur dhe forca e ushtruar në to mund të shkaktojë këputje dhe të dopësojë gjëndrat.

    I lani flokët me ujë të nxehtë

    8 Hair Washing Mistakes You May Be Making

    Larja e flokëve me ujë të nxehtë i dëmton ato. Përdorni ujë të vakët pasi ndihmon në hapjen e kutikulave të flokëve, të cilët më pas e thithin më mirë vajin dhe efektet hidratuese të zbutësit.

    Aplikoni zbutës në lëkurën e kokës

    8 Hair Washing Mistakes You May Be Making

    Aplikimi i zbutësit në kokë do t’i bëjë rrënjët me shumë vaj, mund të bllokojë gjëndrat e flokëve si dhe ngadalëson rritjen.

    I krihni flokët kur janë të lagura

    8 Hair Washing Mistakes You May Be Making

    Kur ndodhen në gjendjen më të dobët kur janë të lagur. Përdorimi i peshqirit për t’i tharë shpejt i dëmton ato. Mënyra më e mirë për t’i lini të thahen natyrshëm.

    Nga Rubrika
    Lifestyle30 Maj 2025
    Qershori i vitit 2025 pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme dhe përvoja të forta emocionale për dy shenja të zodiakut. Astrologët parashikojnë...
    Lifestyle29 Maj 2025
    Dashi Horoskopi i datës 29 maj 2025 nga Christine Haas Yjet do ju ndihmojnë të hidhni hapa para në fusha të ndryshme...
    Lifestyle28 Maj 2025
    Një filxhan qumësht në mëngjes mund të ndihmojë në kontrollin më të mirë të përqendrimit të sheqerit në gjak, sipas një studimi...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka rrëfyer për kërcënimet me jetë që kishte marrë pas debateve që...
    Sport30 Maj 2025
    Futbollisti i njohur shqiptar, Mërgim Berisha, dhe bashkëshortja e tij, Edona Berisha janë bërë prindër për herë të parë të një vajze....
    Lajme30 Maj 2025
    Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar rreth rastit të aplikimit të kompanisë së vëllait të Luan Dalipit, këshilltar i Albin Kurtit, për...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Besa Gaxherri, për FrontOnline ka folur për ngërçin politik që po e mban peng...
    Lajme30 Maj 2025
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi kompania e vëllait të Luan Dalipit, Shefit të Stafit të Kryeministrit...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës për disa mandate, Xhavit Haliti, për FrontOnline ka komentuar situatën e zgjatur të bllokimit të konstituimit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.