×
  • Lajme
  • Lajme

    Dilemat e dialogut – opozita kërkon platformë, qeveria hesht

    FrontOnline
    26 Shtator 2020

    Partitë opozitare në Kosovë kërkojnë nga qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti që ta ndërpresë dialogun me Serbinë, para se të arrihet konsensus nacional për këtë çështje.

    Dy partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës pajtohen në kërkesën për një platformë për dialogun, e cila do të duhej të miratohej në kuvend, para se të vazhdohet me çfarëdo takimi tjetër në Bruksel.

    Por, Lëvizja Vetëvendosje ka edhe kushtin shtesë, që të mbahen zgjedhjet dhe që qeveria të udhëhiqet nga partia që del e para në zgjedhje.

    Zëdhënësi i LVV-së Përparim Kryeziu i tha Radios Evropës së Lirë, se dialogu aktual është jolegjitim.

    “Së pari duhet të krijohet një qeveri legjitime e cila ka të drejtë të thërras në unitet dhe së dyti duhet të hartohet e të miratohet një platformë unifikuese për dialog. Këta hapa duhet ndërmarrë që të sigurohemi se do të kemi një proces të suksesshëm të negocimit”, tha Kryeziu.

    Enver Hoxhaj, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se qeveria aktuale është angazhuar në dialog teknik, që sipas tij është konsumuar në dhjetë vjetët e fundit.

    “Në një proces i cili është i përgatitur mirë, ku dialogu nuk duhet të jetë më proces, por duhet të ketë një ngjarje, ku flitet për njohje dhe marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi, natyrisht se çdo subjekt politik do të ishte serioz që ta trajtojë rolin e vet në dialog. Por, në situatën aktuale, nuk ka të bëjë me qëndrimin e PDK-së, ka të bëjë me parametrat e gabuar me të cilat po zhvillohet aktualisht dialogu Kosovë-Serbi”, theksoi Hoxhaj.

    Javën e kaluar, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, duke raportuar në Kuvendin e Kosovës, deklaroi se me marrëveshjen e Uashingtonit të 4 shtatorit për normalizim ekonomik dhe me vazhdimin e dialogut të Brukselit, Kosova e ka rivendosur në binarë partneritetin me aleatët e saj strategjikë.

    “Ky është një momentum i ri ndërkombëtar i marrëdhënieve BE-SHBA, i cili ka për qëllim të prodhojë një projekt përfundimtar normalizimi dhe paqeje, përmes njohjes mes Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi Hoti, duke insistuar se Kosova nuk po zhvillon dialog teknik me Serbinë.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi insiston që “dialogu me Serbinë të ketë përkrahje nga një shumicë më e madhe parlamentare”.

    Nevoja për ekip uniteti po shihet si jetike për Kosovën nga Edita Tahiri, e cila e ka udhëhequr dialogun në nivel teknik me Serbinë për shtatë vjet.

    “Ne kemi një qeveri që është gati në minimumin e pushtetit, në kuptimin e votave. Prandaj unë kam folur që duhet një delegacion uniteti, me një bazë më të gjerë politike, duke e përfshirë edhe opozitën për aq sa është e mundur, por edhe duke grumbulluar rreth vetes ekspertët më të njohur nga procesi i negociatave dhe fushave relevante, në mënyrë që të dalim të fuqishëm në proceset negociator”, tha Tahiri për Radion Evropa e Lirë.

    Ajo e cilësoi të pamjaftueshme ofertën aktuale të Qeverisë së Kosovës.

    “Kjo qasje nuk mjafton që të kërkohet vetëm përfaqësues në delegacionin e qeverisë. Ndoshta duhet të kërkohet edhe riformatimi i qeverisë, me një qeveri uniteti apo me bazë më të gjerë. Në anën tjetër, edhe partitë opozitare duhet të jenë më të sinqerta, të tregojnë se me çfarë kushtesh do të bëheshin pjesë e delegacionit të unitetit”, theksoi Tahiri.

    Kosova dhe Serbia kanë rinisur dialogun dy muaj më parë, nën ndërmjetësimin e përfaqësuesit special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për media të enjten, më 24 shtator, ka thënë se marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumice serbe është e mbyllur dhe se nuk do të diskutohet më për të në kuadër të procesit të dialogut.

    Ndërkohë, një takim i ri midis Kosovës dhe Serbisë, në nivel ekspertësh, i paraparë të zhvillohet të hënën, më 28 shtator në Bruksel, është shtyrë për shkak të situatës së krijuar me koronavirus.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Nëntor 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se gjatë dy javëve të fundit, përkatësisht, nga data 11-22.11.2024, ka ngritur gjithsej 121 aktakuza ndaj...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Njësia e Taskë  Forcës -Lindje (Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosoves) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmuar pretendimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë se më...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare në Poloni, ka thënë se Kosova ka shënuar progres të shpejtë, ka...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Policia ka sekuestruar një veturë Lamborghini, pa targa, në fshatin Zhur të Prizrenit ku gjatë patrullimit kishte parë se atë po e...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka shkruar për mospërkrahjen e opozitës për votimin e buxhetit për vitin 2025. Murati në një reagim...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO-ja, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX-i) dhe Policia e Kosovës...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier derisa ka folur në lansimin e Udhëzuesit për Matjen e Dënimit nga Gjykata...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Ka dështuar seanca e rigjykimit për tentim vrasje shkaku se ka munguar Agron Sopaj. Ky i fundit akuzohet për “lëndim të rëndë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.