×
  • Lajme
  • Lajme

    Dhurohen 50 tabletë për nxënësit e Gjilanit

    FrontOnline
    11 Maj 2020

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pranuar sot donacionin nga kompania Ekolog, e cila në këtë fazë pandemie ndihmon Gjilanin me 50 tablet, që dedikohen për nxënësit të cilët janë në kushte të vështira, ata me aftësi të kufizuara, për mësim në distancë.

    “Një lajm i gëzuar është mbështetja që ka sjellë kompania Ekolog, me pronarin Milazim Destani, për nxënësit e Gjilanit. 50 tabletë janë mbështetje e madhe për nxënësit tanë të cilët po mësojnë me komunikim në distancë. Falënderoj shumë për solidaritetin e treguar në këtë kohë pandemie dhe njoftojmë se Gjilani është komuna e parë që ka filluar mësimin online dhe po ashtu e para që ka rrjetin e ëireles për territorin tonë, mirëpo, pa mjete e gjithë kjo është kotë”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.

    Siç njofton kumtesa, Haziri tha se ky donacion do t’u dedikohet nxënësve në nevojë dhe kushte të rënda ekonomike dhe sociale si dhe atyre me aftësi të kufizuara, që të jenë të barabartë dhe aktiv në ndjekjen e mësimit në distancë.

    Astrit Krasniqi, në emër të kompanisë Ekolog, ka thënë se kjo është një mbështetje me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për fëmijët që të ndjekin mësimin në distancë e që kushtet e tyre janë të vështira.

    Ndërsa në fjalën e tij drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, ka thënë se ky donacion është në kohën e duhur për ta përballuar këtë pengesë për nxënësit që për më shumë se dy muaj kanë ndërprer mësimin.

    Ai ka thënë se ditë më parë kanë bërë shpërndarjen e laptopëve që janë dhënë nga kryetari i Komunës dhe kompania Elkos Group, mirëpo me këtë mbështetje që ka dhënë sot Ekolog, do të jetë një barazpeshë në trajtimin e madh të kërkesës për pajisje teknologjike.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.