Një vajzë 8-vjeçare që është goditur në shpinë kur është shtënë mbi prindërit e saj që ishin në veturë, kishte gjetur vetën në mesin e 10 personave të vrarë nga të shtënat që kanë ndodhur gjatë javës së kaluar në Chicago, ka bërë të ditur policia amerikane.
Ky është vikendi më vdekjeprurës në qytetin e tretë për nga madhësia në SHBA, ku më shumë se 50 persona janë plagosur nga të shtënat në mbarë qytetin.
Vajza, prindërit e të cilës janë plagosur rëndë, është fëmija i gjashtë nën moshën 10-vjeçare që është vrarë në Chicago që nga fundit i korrikut, thuhet në një raport të Chicago Sun-Times.
Përfshirë edhe vikendin e kaluar, në Chicago nga fillimi i vitit janë raportuar 524 vrasje. E vitin e kaluar gjatë të njëjtës periudhë kanë ndodhur 345 vrasje.