Kërcënohet dhe detyrohet që të shikojë përdhunimin e tre mbesave të saj. Një gjyshe 71-vjeçare gjeti vdekjen nga dhimbja, pasi u detyrua nga një keqbërës që të shikonte përdhunimin e mbesave, të cilët jetonin me të.
Agresori mbrëmjen e së hënës hyri në shtëpinë e të moshuarës në provincën bregdetare të KwaZulu-Natal, në Afrikën e Jugut, ku e kërcënoi të moshuarën me pistoletë.
Personi me kapuç në kokë e mbylli të moshuarën në një dhomë dhe më pas mori mbesat e saj, 19, 22 dhe 25 vjeçe, duke i çuar në dhomën ku ndodhej e moshuara.
Më tej nisi që ti përdhunojë me radhë në sy të gjyshes, të cilës i mbante drejtuar pistoletën. E detyruar që të shohë skenën e rëndë, e moshuara gjeti vdekjen, duke pësuar infarkt, shkruan noa.al.
Kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes, e moshuara ishte e pajetë, ndërsa mbesat treguan gjithçka, duke rrëfyer se gjyshja nuk ishte goditur nga askush, por se në gjendje shoku nga ajo që po shihte, humbi ndjenjat.