Një person dje ka vdekur në Prishtinë, pasi që të njëjtin si pasojë e erës së fortë e ka zënë një pemë dhe e ka lënë të vdekur.
Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se më të ka qenë edhe një femër e cila ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.
“Prishtinë 06.06.2022 – 15:10. Si pasojë e erës së fortë është rrëzuar një pemë dhe e cila ka rënë mbi dy persona kalimtar të rastit. Si pasojë e plagëve të marra viktima mashkull kosovar ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa viktima femër kosovare është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK me lëndime të rënda trupore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion”, thuhet në raportin e Policisë./Front Online