×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje për rastin e 18-vjeçarit nga Dragashi që u mbyt në liqen

    FrontOnline
    30 Gusht 2020

    Një 18-vjeçar nga Komuna e Dragashit ëshët gjetur i vdekur të premten në një liqen, i cili ndodhet në hyrje të territorit të Maqedonisë së Veriut. Trupi i pajetë është nxjerrë nga liqeni dje dhe është dërguar për obduksion

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë për Sinjali se autoritet e Kosovës do t’i ndërmarrin veprimet që kanë kompetencë për të ofruar bashkëpunim që kërkohet në sqarimin e këtij rasti.

    “Më datën 28.08.2020 rreth orës 14:20 është pranuar informacioni se disa persona kishin shkuar te liqenet për rekreacion, zonë kufitare me Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë, njëri nga ta siç thuhet ishte futur në liqen për t’u freskuar dhe nuk kishte dalë më. Menjëherë është njoftuar stacioni policor në Dragash, si dhe autoritetet maqedonaso-veriore, pasi që dyshohet që liqeni që potencohet ndodhet në territorin e tyre dhe me rastin të procedojnë autoritetet e Maqedonisë së Veriut.

    Policia e Kosovës ka ndërmarrë dhe do të ndërmerr veprimet e nevojshme që bien në fushëveprimin dhe kompetencën tonë për të ofruar çdo bashkëpunim apo ndihmë që kërkohet në sqarimin e këtij rasti”, ka thënë Hoxha.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Gusht 2025
    Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka vizituar ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçin, i cili po mbahet në qendrën e paraburgimit në...
    Lajme14 Gusht 2025
    KFOR ka njoftuar se një kontingjent i forcave rezervë të NATO-s ka filluar vendosjen e përkohshme në Kosovë. Në njoftim bëhet e...
    Lajme14 Gusht 2025
    Një zyrtar tjetër i Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë (oficer korrektues) është arrestuar dhe pezulluar nga puna në lidhje me arratisjen e...
    Të tjera
    Lajme14 Gusht 2025
    Policia në rajonin e Ferizajt ka njoftuar se gjatë muajit korrik janë raportuar 267 aksidente, prej tyre 164 persona të lënduar. Në...
    Sport14 Gusht 2025
    Vazhdon transferimi i futbollisteve kosovare në Superligën e Turqisë. Portierja e Kombëtares së Kosovës, Florentina Kolgeci ka bërë hap të madh në...
    Lajme14 Gusht 2025
    Gjatë kësaj jave njësitet policore të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Prizren kanë identifikuar disa automjete të modifikuar të cilave u...
    Bota/Rajoni14 Gusht 2025
    Një kosovar është dëbuar nga Zvicra për shtatë vjet. Kështu mori vendim Gjykata Federale e Zurichut. Kjo pasi që në vitin 2019,...
    Lajme14 Gusht 2025
    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar pas arrestimit të dy shtetasve kosovarë nga Serbia për...
    Lajme14 Gusht 2025
    Është miratuar Udhëzimi Administrativ për kalendarin e vitit shkollor 2025/26. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.